Pëlhura dhe stofrat e mbetura kthehen në vepra arti

83-vjeçarja Sevil Jallçënduran (Sevil Yalçınduran) nga Izmiri copat e mbetura të pëlhurave dhe stofrave i përdor për të punuar tablo të ndryshme dhe me këtë art interesant ajo do të kandidojë për të hyrë në librin e rekordeve “Guinnes”.

Pëlhura dhe stofrat e mbetura kthehen në vepra arti

83-vjeçja Sevil Jallçënduran (Sevil Yalçınduran) jeton në Izmir të Turqisë. Me copat që mbetura të pëlhurës dhe stofit të përdorur ajo krijon tablo shumë interesante.

Me punimin e fundit ajo ka aplikuar për të hyrë në librin e rekordeve “Guinnes”.

“Kemi aplikuar në Guinnes, mendoj se kërkesa ime do të pranohet. Sepse nuk shpresoj që të jetë dikush tjetër në botë që bën punime të tilla. Të paktën unë nuk kam dëgjuar për një diçka të tillë”, flet e bindur në vetvete Jallçënduran.

Sevil Jallçënduran tregon se deri më sot ka punuar mbi 100 toblo të tilla dhe ka hapur 7 ekspozita individuale, ndërsa shto se kërkon që këtë teknikë t’ua përcjellë edhe të tjerëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme