Gjysëm Hëna e Kuqe turke në ndihmë të Turkmenëve

Gjysëm Hëna e Kuqe Turke ndau ndihma për 300 të strehuar turkmenë në Kryeqytetin e Irakut Bagdat, Musull dhe Telafer. Şafak Lostar Përgjegjësi i Institutit bamirës turk për Ndihmat Njerëzore në Iraku tha se në bashkëpunim me Gjysëm Hënën e Kuqe të Irakut, do të vazhdojnë ndihmat për të strehuarit irakianë në Bagdad, Qerbela dhe Nexhef.

Gjysëm Hëna e Kuqe turke në ndihmë të Turkmenëve


Gjysëm Hëna e Kuqe Turke ndau ndihma për 300 të strehuar turkmenë në Kryeqytetin e Irakut Bagdat, Musull dhe Telafer.
Şafak Lostar Përgjegjësi i Institutit bamirës turk për Ndihmat Njerëzore në Iraku tha se në bashkëpunim me Gjysëm Hënën e Kuqe të Irakut, do të vazhdojnë ndihmat për të strehuarit irakianë në Bagdad, Qerbela dhe Nexhef.
Ai tha se Gjysëm Hëna e Kuqe Turke pra Kızılay, është duke përgatitur një kontejner për të strehuarit në jug të Irakut dhe nënvizoi se një ndihmë e tillë shihet ngrohtë edhe nga udhëheqja e Bagdadit.
Lostar, bëri të ditur se ka zhvilluar biseda të frytshme me Drejtorin e Përgjithshëm të Kızılay, Ahmet Lütfi Akar, Zv/Kryeministrin Salih Mutlak, Ministrin e Jashtëm İbrahim Caferi, Kryetarin e Gjysëm Hënës së Kuqe të Irakut, Dr. Yasin Ahmet Abbas dhe prefektin e Bagdadit Ali Muhsin El Temimi.
Şafak Lostar, theksoi se punimet e ndihmave të Turqisë në Bagdad, kanë lumturuar veçanërisht komunitetin turkmen.
Turqia që zhvillon punimet që nga muaji qershor, kur kanë filluar përleshjet në Irak, ka dërguar në rajon 725 maune me ndihma humanitare. Krahas kësaj, në Duhok ka hapur dy kampe moderne ku strehohen më shumë se 20 mijë të strehuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme