Qeveria turke i anulon pasaportën Gylenit

Turqia, ka raportuar tek autoritetet amerikane se pasaporta e Gylen-it është anuluar për shkak të dyshimeve për "deklaratën e rreme".

Qeveria turke i anulon pasaportën Gylenit

Qeveria turke ka njoftuar autoritetet amerikane se ka anuluar pasaportën e Fethullah Gylen, me arsyetimin se gjatë aplikimit për marrjen e pasaportës turke është bërë "deklarim i rremë". Ekspertët amerikanë, janë të mendimit se në qoftë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në procesin e marrjes së Kartës Jeshile (Green Card) për Gylen, mund të fillojë procesi i tërheqjes së kartës dhe procesin e dëbimit.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se Qeveria turke më 28 janar ka raportuar tek autoritetet amerikane se pasaporta e Gylenit është marrë mbi "deklaratë të rreme" dhe për këtë arsye e ka anuluar pasaportën e tij. Mësohet gjithashtu se Gylen, i cili ka marrë pasaportë jeshile nga Turqia pas anulimit të saj nuk ka bërë ndonjë kërkesë të rinovojë ose të zëvendësojë atë.

Ndërsa për çështjet që lidhen me urdhërarrestin ndërkombëtar, avokati ekspert, Michelle Estlund, tha në një deklaratë për korrespondentin e AA se "nëse një person ka një Green Card dhe nëse Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së beson se ai person ka dhënë një deklaratë të rremë në aplikimin për Green Card, atëherë mund të fillojë procesi për anulimin e Green Card-s".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme