Davutoglu, darkë pune me biznesmenët turq të B20-s

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, realizoi të premten në Stamboll një takim me anëtarët turq të B20-s, që është samiti i liderëve të biznesit në vendet e G20-s.

Davutoglu, darkë pune me biznesmenët turq të B20-s

Shefi i Ankarasë zyrtare, Davutoglu, shtroi një darkë për përfaqësuesit e Turqisë në samitin B20, në Zyrën e Kryeministrisë në Pallatin Dolmabahçe.

Në këtë darkë pune, që u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat, krahas zv/kryeministrit Ali Babacan, ministrit të Zhvillimit, Cevdet Yilmaz dhe ministrit të Ekonomisë, Nihat Zeybekçi; morën pjesë rreth 20 afaristë të fuqishëm turq, mes të cilëve spikasin Presidenti i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), Rifat Hisarciklioglu; Presidenti i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (TUSIAD), Haluk Dinçer dhe Presidenti i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD), Nail Olpak.

Takimi i parë i B20-s pas marrjes së presidencës së radhës së G20-s nga Turqia më datë 1 dhjetor u zhvillua po gjatë të njëjtës dite në Stamboll. Në samitet e liderëve të botës së biznesit në G20, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive gjigante të botës, Turqia përfaqësohet nga emrat më në zë të biznesit në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme