Kirimoglu në Ankara, në fokus situata e tartarëve të Krimesë

Deputeti i Parlamentit ukrainas dhe lideri i turqve tartarë të Krimesë, Mustafa Abdulcemil Kirimoglu, realizoi dje kontakte në kryeqytetin turk.

Kirimoglu në Ankara, në fokus situata e tartarëve të Krimesë

Ankaraja priti të martën një politikan të rëndësishëm nga Ukraina.

Deputeti i Parlamentit ukrainas dhe lideri i turqve tartarë të Krimesë, Mustafa Abdulcemil Kirimoglu, realizoi dje kontakte në kryeqytetin turk.

Stacioni i parë i Kirimoglusë në Ankara ishte Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, ku u prit nga Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Takimi vijoi për gati një orë dhe pa praninë e mediave.

Në vijim, lideri i tartarëve të Krimesë kaloi në Pallatin “Çankaya”, ku u prit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin.

Çështja kryesore, që u bisedua në të dyja këto takime, ishte situata e tartarëve të Krimesë në Ukrainë, një vend ky që është përfshirë në një konflikt të nxehtë me Rusinë.

Më 27 shkurt 2014, Parlamenti i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë u pushtua nga milicët prorusë dhe pas një referendumi të mbajtur pak ditë më vonë, Krimeja u aneksua në mënyrë të njëanshme nga Rusia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme