Çiçek: Marrëdhëniet Turqi-Kore e Jugut, miqësi historike

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Cemil Çiçek, ndodhet për kontakte në Republikën e Koresë së Jugut.

Çiçek: Marrëdhëniet Turqi-Kore e Jugut, miqësi historike

Cemil Çiçek dhe delegacioni parlamentar, që e shoqëron përgjatë këtyre kontakteve, në ditën e dytë të vizitës zyrtare shëtitën Muzeun e Luftës së Koresë së Jugut dhe Muzeun Kombëtar të këtij vendi.

Ndërsa në ambientet e Ambasadës së Turqisë në Seul, Çiçek realizoi një takim me qytetarë turq, që jetojnë në Korenë e Jugut, si dhe me koreanojugorë turqishtfolës.

Duke sqaruar se 2017-a do të jetë Viti i Koresë së Jugut në Turqi dhe Viti i Turqisë në Korenë e Jugut, kryeparlamentari turk vuri theksin mbi miqësinë historike ndërmjet dy vendeve.

“Turqia nuk erdhi si një vend i pasur në luftën, që zgjati në vitet 1950-1953. Kjo sakrificë e dëshmorëve turq, të cilët dhanë jetën e tyre në këtë luftë, duhet të vlerësohet më shumë, në mënyrë që shpirtrat e tyre të prehen të qetë. Marrëdhëniet tona dypalëshe duhet t’i zhvendosim nga terreni pak më shumë nostalgjik, në një bazë reale”, u shpreh Cemil Çiçek.

Gjatë takimit u përjetua edhe një surprizë; atje shkoi gjithashtu Sang-ki Paik, dëshmitar i gjallë i miqësisë Turqi-Kore e Jugut.

Teksa Paik, i cili ka qenë përkthyes i brigadës turke në luftën ndërkoreane, po rrëfente heroizmin e ushtarëve turq, në sallë u përjetuan çaste emocionale.

Ushtarët turq luftuan me të vërtetë heroikisht. Unë këtë e them gjithandej, sepse jam vet dëshmitar dhe e kam parë me sytë e mi. Po të mos ishin fituar 3 net de 4 ditë nga kjo luftë heroike e brigadës turke, atëherë korpusi korean dhe divizioni i 27-të amerikan, që gjendeshin shumë pranë, do të ishin asgjësuar plotësisht”, përfundoi Sang-ki Paik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme