Vazhdon dërgimi i ndihmave humanitare në Siri

Përfaqësia e Fondacionit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe të Ndihmave Humanitare, IHH në Bursa dërgoi në Siri 4 maune me ndihma humanitare.

Vazhdon dërgimi i ndihmave humanitare në Siri

Vazhdon dërgimi i ndihmave humanitare në Siri.

Përfaqësia e Fondacionit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe të Ndihmave Humanitare, IHH në Bursa dërgoi në Siri 4 maune me ndihma humanitare.

Zëvendës drejtori i Fondacionit IHH në Bursa, Halil Asa në lidhje me çështjen tha se “Vëllezërit tanë sirianë janë në pozitë të vështirë për 42 muaj resht. Ata mundohen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Ne mundohemi që vëllezërve tanë në Siri të dërgojmë ndihma humanitare për të treguar se ndodhemi pranë tyre dhe të ndajmë së bashku dhimbjen e tyre”.

Duke e bërë të ditur se në Siri zakonisht dërgojmë ndihma humanitare në ushqim, Asa tha se në mesin e këtyre 4 maunave njëra është me ndihma në vesh-mbathje.

Numri i maunave me ndihma humanitare të dërguara në Siri nga Bursa së bashku me këto të fundit doli në 132.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme