Erdoan: NATO të mbajë premtimet që i ka bërë Azerbajxhanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan vizitoi sot Bakunë, kryeqytetin e Azerbajxhanit, stacioni i dytë i udhëtimeve të para jashtë vendit, pas marrjes së detyrës së kryetarit të shtetit.

Erdoan: NATO të mbajë premtimet që i ka bërë Azerbajxhanit

Në kryeqytetin Baku Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev.

Me rastin e vizitës së Erdoanit përpara pallatit presidencial u organizua ceremoni ushtarake.

Pas ceremonisë të dy presidentët realizuan një takim kokë më kokë.

Pas këtij takimi Presidenti Erdoan dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

Në deklaratat që bëri këtu Erdoan tha: “Ekzistojnë premtime që i janë bërë Azerbajxhanit në të gjitha mbledhjet e deritanishme të NATO-s, në veçanti në lidhje me samitin e kësaj jave. Në samitin e Uellsit ne do ti sjellim në rend të ditës këto premtime dhe do të kërkojmë përmbushjen sa më shpejt të tyre ashtu siç është vepruar me realizimin në mënyrë graduale të premtimeve që u janë bërë vendeve të tjera”.

Presidenti Erdoan tha se ceremonia e hedhjes së themeleve të Korridorit të Gazit “Kaukazi Jugor” do të bëhet më 20 shtator në Baku.

Pastaj Presidenti Erdoan vizitoi varrin e Hajdar Alijevit dhe varret e dëshmorëve turq.

Pas përfundimit të kontakteve në Baku Erdoan shkoi në Cardiff për të marrë pjesë në samitin e NATO-s që fillon sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Uells, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ditën e premte, më 5 shtator do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Samiti i NATO-s do të jetë edhe aktiviteti i parë ndërkombëtar, ku Erdoan do të marrë pjesë si “President” i Turqisë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme