Kryeministri Erdoan i përgjigjet pyetjeve në një kanal televiziv

Kryeministri Erdoan theksoi se Turqia nuk do të jetoj më me terrorin ndërsa shtoi se duhet të minimizohet terrori në vend.

Kryeministri Erdoan i përgjigjet pyetjeve në një kanal televiziv

Kryeministri Erdoan duke e bërë të ditur se procesi për zgjidhjen e problemit të terrorit në vend vazhdon tha se “ju bëjmë thirrje atyre që ndodhen në male të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Në përgjigje të pyetjeve gjatë pjesëmarrjes në një kanal privat televiziv, Kryeministri Erdoan theksoi se Turqia nuk do të jetoj më me terrorin ndërsa shtoi se duhet të minimizohet terrori në vend.

Erdoan tha se kjo duhet të arrihet së bashku me 77 milionë banorët që jetojnë në 7 zonat e Turqisë.

“Ju bëjmë thirrje atyre që ndodhen në male për ti lënë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi Erdoan.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me operacionet ajrore që SHBA ndërmorën ndaj ISID-it dhe 49 turq të rrëmbyer në konsullatën turke në Mosul, Kryeministri Erdoan tha: “Aktualisht atje kemi 49 shtetas tanë. Jemi të detyruar të mbrojmë ndjeshmërinë tonë. Jam duke mbajtur kontakte të rregullta me familjarët e të rrëmbyerve të cilët i informojmë në lidhje me ecurinë e procesit për lirimin e tyre. Ata na kuptojnë shumë mirë dhe thonë se kjo çfarë jemi duke bërë është e drejtë. Qëndrimi aktual i Amerikës nuk i ngjanë pozitës tonë”.

Erdoan tha se janë kanë dërguar ndihma në ushqim si vëllezërve turkmenë ashtu edhe pjesëtarëve të komunitetit jazidi ndërsa shtoi se këto lloj ndihmash do të vazhdojnë.

“Dëshira jonë më e madhe është që ti tejkalojmë këto lloj problemesh në Irak”, shtoi Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme