Erdoani mbledh Partinë AK për hartën rrugore në vijim

Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Zhvillimi (AK Parti) dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan po përpiqet të përcaktojë hartën rrugore, që do të ndiqet pas zgjedhjes së tij President i 12-të i Republikës së Turqisë.

Erdoani mbledh Partinë AK për hartën rrugore në vijim

Në këtë kuadër u mblodh sot Këshilli Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MKYK) i Partisë AK, organi më kompetent i forcës politike që drejton Turqinë prej tashmë 12 vitesh.

Gjatë kësaj mbledhjeje po merret në shqyrtim kalendari në lidhje me procesin në vijim, që përfshin kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë AK, që do të mbahet për shkak të zbrazjes së postit të kryetarit të saj, si dhe zgjedhjen e kreut të ri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme