Turqia e shqetësuar për situatën në Libi

Turqia është e shqetësuar nga përleshjet që vazhdojnë në aeroportin e Tripolit dhe përreth tij dhe uron vendosjen sa më shpejt të rendit e qetësisë në Libi.

Turqia e shqetësuar për situatën në Libi

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme turke thuhet se Turqia, e cila që nga fillimi i revolucionit e këtej ka qenë pranë Shtetit të Libisë dhe popullit vëlla libian, nuk pret asgjë tjetër veçse begatisë, mirëqenies dhe stabilitetit të Libisë.

“Lumturia e popullit libian është edhe lumturia jonë, hidhërimi dhe shqetësimi i tij do të jetë edhe i yni. Në këtë kuadër ne ndihemi të shqetësuar për përleshjet që vazhdojnë që nga 13 korriku e këtej në aeroportin e Tripolit dhe përreth tij dhe urojmë që qetësia e rendi të vendosen sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e MPJ-së turke .

Ministria e jashtme turke përmes komunikatës shpreh kënaqësinë për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet që u mbajtën më 25 qershor për Asamblenë e Përfaqësuesve në Libi, ndërsa shpreh bindjen se Asambleja e Përfaqësuesve do të jetë një platformë e rëndësishme për stabilitetin e vendit dhe për zgjidhjen me anë të një dialogu gjithëpërfshirës të problemeve aktuale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme