Erdoan: Në Gazë ndërgjegjja njerëzore po jep shpirt

Në asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm që bën Izraeli sot në Gazë, tha kandidati për president Rexhep Tajip Erdoan në një aktivitet organizuar mbrëmë nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.

Erdoan: Në Gazë ndërgjegjja njerëzore po jep shpirt

Erdoani për Gazën: Historia s’ka njohur asnjëherë sulm të tillë


Kandidati për president dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se njerëzimi në Gazë ka vdekur, ndërgjegjja njerëzore po jep shpirt në Gazë, ndërsa shtoi se “në asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje, si e drejtë për t’u mbrojtur një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm”.

Mbrëmë Rexhep Tajip Erdoan mori pjesë në ceremoninë e shkëmbimit të urimeve të Bajramit të Ramazanit, organizuar nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.

Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet Kryeministri Erdoan theksoi se për shkak të sulmeve të Izraelit, Gaza nuk e ka festuar dot Fitër Bajramin.

Erdoan përshëndeti dhe u uroi bajramin fëmijëve të Gazës duke dëshiruar nga zemra që bajramet e tjera të jenë bajrame të vërteta për fëmijët e Gazës, të cilët sot nuk kanë mundësi të mbledhin karamele, të shkojnë e të luajnë në parqe, që nuk mbledhin do të holla e që nuk marrin dot dhurata për bajram, që humbasin duart dhe këmbët për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Përkundër vdekjes së 3 civilëve çifut në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën rreth 1 mijë e 100 civilë palestinezë, cilësoi Rexhep Tajip Erdoan, ndërsa shtoi se Izraeli përpiqet ti tregojë botës si të ligjshme masakrën, gjenocidin që po realizon duke parashtruar si pretekst raketat e Hamasit.

Nga bashkësia ndërkombëtare Kryeministri Erdoan kërkoi që të vihet në lëvizje dhe të reagojë ndaj dramës në Gazë.

Në fjalën e tij Rexhep Tajip Erdoan përgëzoi organet dhe institucionet e ndryshme, në mesin e të cilave bën pjesë edhe Radio-Televizoni i Turqisë (TRT), bashkë me organizatat e shoqërisë civilë dhe shoqatat e vullnetarëve për përpjekjet e tyre të mundimshme që janë duke bërë në lidhje me Gazën.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme