Dje u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave

Tema kryesore e mbledhjes që zgjati 4 orë ishin sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Dje u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave

Dje nën kryesimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave të Turqisë.

Tema kryesore e mbledhjes që zgjati 4 orë ishin sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Në Turqi duke filluar prej ditës së sotme u shpallën 3 ditë zie për të vdekurit në ngjarjet që jetohen në Gazë.

Zëdhënësi i qeverisë dhe zëvendëskryeministri, Bylent Arënç në prononcimin e tij të bërë pas përfundimit të mbledhjes njoftoi se për shkak të personave që kanë humbur jetët e tyre në ngjarjet e dhunës në Rripin e Gazës në Turqi janë shpallur 3 ditë zie.

Arënç tha se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor vendim që në Turqi dita e martë, e mërkurë dhe enjte të shpallen ditë zie në shenjë të solidarizimit me popullin e Palestinës, ndërkaq tha se janë vënë në veprim për dërgimin e ndihmave humanitare palestinezëve. Arënç gjithashtu tha se Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë, AFAD kanë siguruar ndihma në vlerë 1,5 milionë dollarë Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërsa kanë filluar edhe me punimet për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Arënç tha se edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka filluar me përgatitjet për dërgimin e ndihmave humanitare për 2 mijë familje.

Zëvendëskryeministri tha se Turqia do të vazhdoj të bën përpjekje diplomatike për ndaljen e sulmeve të Izraelit.

Duke e bërë të ditur se janë duke dhënë përkrahjen për arritje në një armëpushim, Arënç tha se Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme