Davutollu: Izraeli nuk ka për t’ia arritur qëllimit

“Izraeli nuk ka për ta realizuar objektivin e tij, le të tiranizojë sa të dojë. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër më e fuqishme se një popull që është ngritur në këmbë në emër të popullit dhe drejtësisë”, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në lidhje me ofensivën e Izraelit në Gazë.

Davutollu: Izraeli nuk ka për t’ia arritur qëllimit

Davutollu mori pjesë në “Takimin e 9-të Tradicional të Konjalive” (banorëve të Konjës, vendlindja e Davutollusë). Në fjalën e rastit, që mbajti në këtë aktivitet, shefi i diplomacisë turke tha se “Në këtë muaj të bekuar Ramazani gjysma e zemrës tonë ndodhet në Gazë, gjysma tjetër në Siri, në Irak”, ndërsa shtoi se natën që filloi ofensiva në Gazë deri në 5 të mëngjesit janë përpjekur (si Turqi) që të kontaktojnë me të gjithë sa kanë mundur.

Ne vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim, të cilat dihen ose jo nga publiku, për të arritur një armëpushim, cilësoi Davutollu.

Populli palestinez është një popull trim, theksoi Davutollu në fjalën e tij, dhe vijoi kështu: “banorët e Gazës janë një popull aq trim sa që nuk janë përulur e gjunjëzuar asnjëherë pavarësisht çdo lloj sulmi me të cilin janë përballur për vite të tëra në muajin e agjërimit apo jashtë muajit të Ramazanit. I dërgojmë përshëndetjet tona banorëve të Gazës, atij populli trim që përfaqësoi ndërgjegjen në një kohë kur njerëzimi heshti”.

“Përgjegjësit e kësaj tiranie do të japin llogari patjetër në këtë apo atë botë”, nënvizoi Davutollu dhe vijoi me këto fjalë:

“Duke ecur mbi gurët që jemi duke shtruar hap pas hapi me durim një ditë këta popuj do ti japin dorën njëri-tjetrit dhe do të kërkojnë së bashku llogari për ato që janë bërë. Popujt e Lindjes së Mesme, ashtu siç kanë rezistuar përballë kolonialisteve, me leje të Zotit një ditë do të kërkojnë llogari edhe për tiranët që dalin brenda tyre, për të gjithë ata tiranë që këtë barbarizëm sot e bëjnë nën emrin e Izraelit”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme