MPJ Turke – Vrasja e palestinezit, hakmarrje primitive

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë vrasjen e të riut palestinez menjëherë pas gjetjes së trupave të pajetë të 3 të rinjve izraelitë të rrëmbyer e ka cilësuar si “një krim i kryer barbarisht me motive primitive hakmarrjeje”, ndërsa ka kërkuar kapjen sa më parë të autorëve të ngjarjes.

MPJ Turke – Vrasja e palestinezit, hakmarrje primitive

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar që pas rrëmbimit dhe vrasjes më pas të një të riu palestinez në Jerusalemin Lindor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë vrasjen e të riut palestinez menjëherë pas gjetjes së trupave të pajetë të 3 të rinjve izraelitë të rrëmbyer e ka cilësuar si “një krim i kryer barbarisht me motive primitive hakmarrjeje”, ndërsa ka kërkuar kapjen sa më parë të autorëve të ngjarjes.

Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me ngjarjen shprehet shqetësimi i madh se krimi në fjalë mund të shkaktojë një spirale të re dhune.

Ministria e jashtme turke i fton të gjitha palët që të bëjnë përpjekjet e duhura për reduktimin e tensionit të shkallëzuar dhe nënvizon se Izraeli duhet ti japë fund përdorimit të forcës ekstreme në cilësinë e ndëshkimit kolektiv që është duke i bërë të gjithë popullit palestinez.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme