Barzani do të vizitojë Turqinë

Kryeministri i Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani, me ftesë të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan nesër do të vijë në Turqi.

Barzani do të vizitojë Turqinë

Në Ankara Barzani do të vijë me avion special dhe do të ketë një takim të veçantë me Kryeministrin Erdoan.

Në takim do të trajtohen zhvillimet që kanë filluar në Irak me marrjen e Mosulit nga organizata Shteti Islamik në Irak dhe Damask (ISID). Të dy liderët do të shkëmbejnë mendime edhe në lidhje me atë se çfarë mund të bëhet për ti gjetur një zgjidhjes krizës që po kalon Iraku sot.

Në një reportazh që dha për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli Azhans” (AA), Barzani i kishte vlerësuar si shumë të çmuara nismat e Turqisë në Irak dhe në veçanti qëndrimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme