Erdoan në Vjenë: Turqia, rrugëdalje e rëndësishme për Evropën

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, filloi sot kontaktet në kryeqytetin Vjenë të Austrisë, stacioni i parë i turneut të tij 3-ditor në Evropë.

Erdoan në Vjenë: Turqia, rrugëdalje e rëndësishme për Evropën

Në festimet e përvjetorit të 10-të të themelimit të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës në Austri, Kryeministri Erdoan iu drejtua me një fjalim mërgimtarëve në Vjenë.

“Ne jemi një komb, që në Austri, Gjermani dhe në të gjitha vendet e tjera të Evropës jetojmë me mund, përvojë dhe më e rëndësishmja, me mesazhe për paqe dhe miqësi”, deklaroi shefi i qeverisë së Ankarasë.

Kryeministri Erdoan shtoi se askush nuk duhet t’i trembet rritjes së Turqisë dhe Turqisë së re, ndërsa theksoi se Turqia është një opsion i madh dhe një shans i rëndësishëm për Evropën.

“Turqia e re është një zgjidhje e rëndësishme për Evropën, një rrugëdalje”, sqaroi më tej shefi i ekzekutivit turk, duke vënë në pah se Turqia është porta e vetme e sigurt e Evropës, që hapet drejt botës, lindjes dhe myslimanëve.

Gjatë fjalimit të tij në Vjenë, Erdoan u ndal gjithashtu mbi zhvillimet shqetësuese në Irak.

“Aktualisht Iraku po digjet. Vëllezërit tanë irakianë po përjetojnë sërish një dramë humanitare. Bota përsëri po qëndron spektatore, Evropa sërish po sodit; kurse ne, me dhembshurinë e një nëne dhe mëshirën e një babai apo vëllai të madh, po luftojmë me flakët e këtij zjarri, duke i paralajmëruar të gjithë në Irak me fjalët: Ndaluni, ju jeni vëllezër”, tha Kryeministri Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme