Ankaraja i kërkon BE-së qëndrim të drejtë e parimor

Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian Ankaraja i ka dërguar Brukselit mesazhin për të qenë i drejtë dhe i ndershëm në negociatat me Turqinë.

Ankaraja i kërkon BE-së qëndrim të drejtë e parimor

Gjatë ditës Stefat Fule, një nga diplomatët kritikë në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, pati takime të ndara me Ministrin e Ekonomisë Nihat Zejbekçi, Ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu dhe Ministrin e Drejtësisë Bekir Bozdağ.

Turqia kërkon hapjen sa më shpejt të jetë e mundur për negociata e kapitullit për “Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore”, i cili është një nga kapitujt kritikë në procesin e reformave integruese.

Kjo pritshmëri Stefan Fyle-s iu përcoll nga emrat më kompetentë të çështjes.

Komisioneri Füle u takua edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Fyle shprehu kënaqësinë që ndjen për qëndrimin konstruktiv që mban Ankaraja në negociatat e Qipros.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme