Presidenti i Kirgizisë për vizitë në Turqi

Presidenti i Kirgizisë për vizitë në Turqi

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambajev, i ndodhur në Turqi për pjesëmarrje në samitin e 4-të të Këshillit Turk që do të mbahet nesër në Bodrum, do të zhvilloj takime zyrtare në Ankara.

Presidenti mysafir do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial Çankaja ku do të realizoj një takim kokë më kokë me Presidentin Abdullah Gyl.

Mbledhja e dytë e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë Turqi-Kirgizi do të bashkëkryesohet nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti Atambajev.

Pas marrëveshjeve që do të nënshkruhen mes dy vendeve do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më pas Presidenti Abdullah Gyl në Pallatin Presidencial Çankaja do të shtroj një darkë zyrtare për nder të Presidentit Atambajev.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme