Zona e Egjeut tronditet me një tërmet 6,5 ballë

Zona e Egjeut tronditet me një tërmet 6,5 ballë

Janë shënuar lëkundje të tokës në zonën e Detit Egje.

Zonat e Detit Egje dhe Marmara u tronditën sot nga lëkundjet e forta të tokës.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente pranë Kryeministrisë së Turqisë, AFAD, njoftoi se fuqia e tërmetit ishte 6,5 ballë.

Njoftohet se tërmeti ndodhi sot në orën 12.25 minuta në det të hapur në afërsi të ishullit Gëkçeada (Gökçeada).

Gjatë tërmetit, tronditjet e të cilit u ndjenë edhe në Stamboll, Çanakala, Bursa, Edrene, Izmir dhe Manisa, në nënprefekturën Sharkoj të Tekirdakut janë lënduar 5 persona të cilët kërcyen nga godinat.

Prefektura e Çanakalasë deklaroi se në qendër të prefekturës dhe nënprefekturat e saj nuk pati humbje në jetë dhe dëme materiale.

Edhe prefektura e Stambollit bëri të ditur se nuk ka patur ndonjë situatë të jashtëzakonshme.

Ndërkaq mësohet se për shkak të tërmetit janë shkëputur edhe linjat telefonike dhe të internetit.

Pas tronditjes së parë janë ndjerë edhe lëkundjet më të vogla pasuese.

Sipas observatorit Kandili, tërmeti ndodhi në një thellësi 23,3 km nën sipërfaqen e tokës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme