Turqia, anëtare me të drejta të plota në Grupin e Gjenevës

Turqia u pranua si anëtare me të drejta të plota në bashkësinë e vendeve me emrin "Grupi i Gjenevës", që japin mbi 1 për qind kontribut të detyrueshëm në buxhetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Turqia, anëtare me të drejta të plota në Grupin e Gjenevës

"Grupi i Gjenevës është një organizim joformal, ku marrin pjesë vendet që ushtrojnë aktivitete për funksionimin sa më efikas të OKB-së dhe që konvergjojnë në çështjet administrative e financiare të organizatës", bën të ditur nëpërmjet një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara.

Në deklaratën e MPJ turke thuhet se paralelisht me rritjen e vazhdueshme të ekonomisë dhe të ardhurave të Turqisë, kontributi i detyrueshëm i vendit në buxhetin e Kombeve të Bashkuara për harkun kohor 2013-2015 është rritur nga 0,6 në 1,3 për qind.

Ministria e Jashtme e Turqisë thekson gjithashtu se kohëve të fundit është shënuar progres i rëndësishëm drejt objektivit për ta shndërruar Stambollin në një qendër të OKB-së dhe një nga qytetet, që orienton agjendën ndërkombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme