Izzetbegoviç të dielën viziton Turqinë

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izzetbegoviç në datën 11 maj me ftesë të Presidentit Abdullah Gyl do të realizojë në Turqi një vizitë 3-ditore.

Izzetbegoviç të dielën viziton Turqinë

Kjo është vizita e parë që Izzetbegoviç realizon në Turqi nga marsi e këtej, muaj kur edhe ka marrë kryesinë e radhës në Këshillin Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.

Kontaktet zyrtare në Ankara presidenti boshnjak do ti fillojë ditën e hënë dhe në takimet që do të ketë me autoritetet turke do të trajtojë marrëdhëniet Turqi-Bosnjë.

Gjithashtu pritet që takimet të fokusohen mbi zhvillimet aktuale rajonale që interesojnë nga afër të dyja vendet, me theks të veçantë zhvillimet në Ballkan.

Me vizitën e Kryetarit të Këshillit Presidencial Izzetbegoviç synohet zhvillimi i mëtejshëm në çdo fushë i marrëdhënieve Turqi-Bosnjë-Hercegovinë si dhe kontribuimi në forcimin e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme