Jetohet një e re në aviacionin civil turk

Me helikopterë të rinj ambulancë do të mund të ofrohen shërbime edhe gjatë natës.

Jetohet një e re në aviacionin civil turk

Jetohet një e re në aviacionin civil turk.

Së bashku me dorëzimin e 19 helikopterëve të mirëmbajtjes dhe furnizimit të tipit EC135 Airbus Helicopters, helikopterëve ambulancë të Organizatës Turke të Aeronautikës iu mundësua edhe operimi gjatë natës.

Me helikopterë të rinj ambulancë do të mund të ofrohen shërbime edhe gjatë natës.

Turqia pas vendeve të zhvilluara si SHBA, Gjermania dhe Finlanda do të jetë vendi i katërt që do të mund të ofroj shërbime të ambulancës 7 ditë në javë 24 orë në ditë në punimet e kërkim-shpëtimit dhe të fatkeqësive natyrore.

Me këta helikopterë bashkëkohorë një obligim i madh do t’ju takojë edhe pilotëve.

Pilotët 45 minuta para fluturimeve të natës, të cilat kërkojnë përqendrim maksimal, janë të obliguar që në një dhomë të errët të bëjnë rregullimin e thjerrëzave të pajisjeve infra të kuqe.

Pamjet 2 dimensionale që do të transferohen në syzet e kasketës nuk do të lodhin pilotët.

Pilotët, të cilët kaluan një trajnim 12 ditësh me dy faza në Turqi dhe Gjermani, janë të gatshëm për operime.

Pritet që fusha e përdorimit të aftësisë për fluturim gjatë natës me pajisje me rreze infra të kuqe në Turqi të rritet çdo herë e më shumë.

Mësohet se kanë filluar punimet për ofrimin e shërbimeve të trajnimit të Turqisë në Evropë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme