Atallaj: Integrimi në BE ka peshë të madhe për Turqinë

Zv/kryeministri turk, Beshir Atallaj, vijon kontaktet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai realizoi takime me autoritete amerikane në Uashington, me të cilët vlerësoi pikat më të rëndësishme të rendit të ditës në Turqi.

Atallaj: Integrimi në BE ka peshë të madhe për Turqinë

Në kuadër të kontakteve në kryeqytetin e SHBA-ve, Beshir Atallaj mori pjesë edhe në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).

Pasi theksoi se hapat e demokratizimit në Turqi vazhdojnë, Atallaj tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e Bashkimit Evropian.

"Procesi i negociatave dhe kriteret e Kopenhagës kanë peshë shumë të madhe për Turqinë; pra po të mos ishte procesi i BE-së, Turqia nuk do të mund t'i bënte hapat e sotme të demokratizimit nëpërmjet mekanizmave të brendshme", tha zv/kryeministri turk.

Ai nënvizoi gjithashtu se Ankaraja do të hedhë hapa të reja për rigjallërimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke u ndalur edhe mbi takimet e tij me autoritetet amerikane, Beshir Atallaj njoftoi është shprehur me rezerva në lidhje me Sirinë.

"Siria është bërë vatër e strukturave terroriste", deklaroi ai.

Ndërsa në lidhje me procesin e zgjidhjes së terrorit në vend, zv/kryeministri turk sqaroi se dialogu po avancon në mënyrë të frytshme dhe mekanizmat po funksionojnë.

Sakaq, Beshir Atallaj i bëri një vlerësim edhe mesazhit ngushëllues, që Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dërgoi për ngjarjet e vitit 1915.

"Jemi në pritje të një reagimi të përgjegjshëm nga diaspora dhe Armenia", u shpreh Atallaj dhe shtoi se në kuadër të vitit 2015, që shënon 100-vjetorin e pretendimeve armene, do të ketë hapa më të avancuara në këtë drejtim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme