Shtypi botëror 13.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 13 korrik 2021.

1674627
Shtypi botëror 13.07.2021

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Të paktën 41 njerëz vdiqën në zjarrin që shpërtheu në një spital në Irakun jugor ku po qëndronin pacientët e sëmurë me Covid-19.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli):  Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thonë se vetëm Irani mund të caktojë datën për rinisjen e bisedimeve bërthamore.

“Al-Jazeera (Katar): (Presidenti Recep Tayyip) Erdogan deklaroi se "Turqia është gati të futet në ligën më të lartë të botës"

“Deutsche Welle” (Gjermani): Policia britanike nisi një hetim për shkak të retorikës raciste kundër 3 futbollistëve afrikanë që humbën penalltitë në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian të Futbollit.

“El País” (Spanjë): Kabineti i ri në Spanjë po përgatit përmirësime për Katalonjën, do të propozojë dialog për të rinegociuar çështjet që duhet të zgjidhen.

“La Tercera” (Kili): Protesta në Kubë: Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro shprehu "mbështetjen e tij të plotë për qeverinë revolucionare".

“Clarín” (Argjentinë): Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández thotë se "Unë nuk e di shkallën e problemit në Kubë, por embargot nuk janë njerëzore".

“Lenta.ru” (Rusi): Ambasadori rus në SHBA Anatoli Antonov i kërkoi Uashingtonit të respektojë Moskën

“Izvestiya” (Rusi): (Presidenti rus Vladimir) Putini tha që Donbass nuk ka nevojë për Ukrainën

“RIA Novosti” (Rusi): Një avion i ri ushtarak rus do të prezantohet në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës (MAKS-2021) që organizohet në Moskë

“Le Figaro” (Francë): Lojërat Olimpike 2020: 58 për qind e francezëve mendojnë se Lojërat e Tokios nuk duhet të mbahen

“Le Monde” (Francë): Covid-19: (Ministri Francez i Shëndetësisë) Olivier Veran tha se që nga 15 shtatori, punonjësit shëndetësorë të pavaksinuar nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe të marrin paga.

“Le Temps” (Zvicër): Transporti publik në Cyrih ndaloi për shkak të shirave të mëdha gjatë natës

“ATSH” (Shqipëri): Kryeministri Edi Rama prononcohet mbi paketën e re të prokurimit publik, një hap me rëndësi për rritjen e efiçencës dhe transparecës së sistemit të prokurimeve në vend.

“RTK” (Kosovë): A është EULEX-i mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Deri më tani janë vaksinuar më shumë se 428 mijë qytetarë në vend



Lajme të ngjashme