Shtypi botëror 09.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 9 qershor 2021.

1654614
Shtypi botëror 09.06.2021

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kryeministri kanadez Justin Trudeau e përshkroi vrasjen e një familjeje myslimane në Kanada si një "sulm terrorist"

“Al-Raya Al-Qatrya” (Katar): I burgosuri më i vjetër jordanez në Izrael (Abdullah Abu Jaber) është kthyer në vendin e tij

“Al-Jazeera” (Katar): (Mbreti i Jordanisë) Mbreti Abdullah i 2-të thotë se "Kishte një komplot për të dobësuar Jordaninë dhe çështjen palestineze, por arritën ta përballonin atë"

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështet aplikimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres për një mandat të dytë

“DPA” (Gjermani): Rasti i krimeve të luftës në Bosnjë-Hercegovinë - Gjykata Ndërkombëtare mbështetë vendimin kundër Ratko Mlladiq

“n-tv.de” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel për ndryshimin e klimës tha se "Ajo që është bërë deri më tani nuk është e mjaftueshme"

“El País” (Spanjë): Brukseli dëshiron të fillojë me fondin evropian të rimëkëmbjes, i cili financon planet kombëtare të Spanjës dhe Portugalisë

“El Mundo” (Spanjë): Mbreti i Spanjës Felipe 6-të pranoi se "Spanja do të përballet me shumë vështirësi ekonomike" kur të mbarojë epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

“Telesur” (Venezuelë): (Zgjedhjet presidenciale në Peru) Pedro Castillo kryeson garën me 99 për qind të votave të numëruara

“Le Figaro” (Francë): Algjeria ishte e gatshme të "ndërhyjë" në Libi kundër ofensivës së Haftar

“Le Monde” (Francë): Qeveria franceze dëshiron vendime të reja në çështjen e dhurimit të trupit shkencës

“Le Parisien” (Francë): Drejtësia franceze pranoi që 3 nxënës të shkollave të mesme në Epinay ishin subjekt i kontrollit për shkak të paraqitjes së tyre, ndërsa ndëshkon shtetin francez.

“Gazeta.ru” (Rusi): 3 persona vdiqën dhe 11 persona u plagosën në zjarrin që shpërtheu në shërbimin e emergjencës në një spital në Ryazan të Rusisë.

“RIA Novosti” (Rusi): Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se ata presin që Gjermania të marrë masat e nevojshme në lidhje me pasojat e tubacionit Rrjedha Veriore-2 të ndërtuar nga Rusia. Humbjet e mundshme të Ukrainës për shkak të pamundësisë për të transferuar gazin rus u diskutua me Gjermaninë dhe kjo "do të rregullohet."

“Lenta.ru” (Rusi): Një avion luftarak bullgar u rrëzua në Detin e Zi

“ATSH” (Shqipëri): Kuvendi shqyrton sot projektvendimin për shkarkimin e Presidentit

“RTK” (Kosovë): SHBA-ja intensifikon përpjekjet kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të nënshkruajnë marrëveshje për kontroll të përbashkët të kufijve me Shqipërinë



Lajme të ngjashme