Shtypi botëror 27.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 27 prill 2021.

1629258
Shtypi botëror 27.04.2021

“ard.de” (Gjermani): Bashkimi Evropian ngriti një padi kundër AstraZeneca për shkelje të marrëveshjeve të blerjes së vaksinave

“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidentët e Gjermanisë dhe Francës Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron, gjatë takimit në Paris, dhanë mesazhin se Evropa, e cila po kalon një periudhë të vështirë në pandeminë e llojit të ri të koronavirusit, duhet të jetë urgjentisht në "unitet"

“zdf.de” (Gjermani): Numri i rasteve të infektimeve të koronavirusit në Indi ka arritur një nivel rekord, shënohen mbi 300 mijë raste për pesë ditë me radhë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Racisti që sulmoi një adoleshent sirian në tren në Gjermani shkakton zemërim

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz ftoi Emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamed të vizitojë Arabinë Saudite

“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar): Katari mbështet forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Arabisë Saudite

“Le Parisien” (Francë): Franca rrit kontrollet në kufijtë për të parandaluar variantin indian të Covid-19

“Le Figaro” (Francë): Franca do të dërgojë njësi të prodhimit të oksigjenit në Indi

“Le Temps” (Zvicër): Ish-ushtarakët në pension i shkruajnë letër Presidentit Emmanuel Macron, ata zgjuan përsëri frikën nga grushtshteti në Francë

“La Vanguardia” (Spanjë): Rajoni i Katalonjës pret që të marrë 400 deri në 450 mijë vaksina çdo shtatë ditë nga tani e tutje

“ABC” (Spanjë): Shkencëtarët peruanë po punojnë mbi një variant të ri të Covid-19 që duket se ka origjinën nga Peruja ose Kili dhe i cili ndoshta "u përhap" në vendet e tjera

“Prensa Latina” (Kubë): Komisioni Parlamentar i Hetimit merr detyrën sot për të hetuar shkeljet e mundshme të qeverisë së Presidentit Jair Bolsonaro përballë epidemisë së Covid-19 në Brazil

“RIA Novosti” (Rusi): Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ata do të tërhiqen nga Traktati i Qiejve të Hapur deri në fund të majit

“TASS” (Rusi): Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin e informoi këtë të fundit mbi bisedën me presidentin ukrainas Vladimir Zelenski në Paris

“Kommersant” (Rusi): Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) planifikon të eksportojë vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit Sputnik V në Indi që nga 1 maji

“ATSH” (Shqipëri): Numërohen 4.803 qendra votimi në vend/ PS kryeson me 48,63%, PD-AN me 39,39%

“RTK” (Kosovë): Kurti diskuton me Kosnett dhe Palmer para nisjes për në Bruksel

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Presidenti Pendarovski në Bruksel takon Komisarin e BE-së Përgjegjës për Zgjerim Oliver Varhej dhe përfaqësuesin



Lajme të ngjashme