Shtypi botëror 09.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 9 prill 2021:

1618059
Shtypi botëror 09.04.2021

 

Shtypi gjerman

Deutsche Welle” (Gjermani) – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njofton se ata planifikojnë të negociojnë me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik V nëse merr miratimin e EMA-s

Zdf.de” (Gjermani) – Në Brazil shfaqet varianti afrikanojugor i koronavirusit

ard.de” (Gjermani) – Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedon në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për zgjidhjen e krizës në Ukrainën lindore

 

Shtypi spanjoll

El Mundo” (Spanjë) – Ministria e Shëndetësisë së Spanjës do të vaksinojë me AstraZeneca qytetarët midis 60 dhe 69 vjeç

La Jornada” (Meksikë) – Migrimi i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është në rritje. Gjatë marsit, 19 mijë e 49 të mitur u arrestuan nga autoritetet amerikane të imigracionit, dhe prej tyre 18 mijë e 890 po udhëtonin vetëm.

La Tercera” (Kili) – Astronomët kilianë zbulojnë një “planet kandidat” me përmasa 5 herë më të mëdha se masa e Jupiterit

 

Shtypi francez

Le Monde” (Francë) – "Muret e paqes" në Irlandën e Veriut janë djegur si rrjedhojë e ndjenjës së mashtrimit pas Brexit

Le Figaro” (Francë) – Në Francë vazhdojnë dyshimet për vaksinën AstraZeneca kur 10 milionë njerëz tashmë janë vaksinuar me dozën e parë kundër Covid-19

France 24” (Francë) – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njofton planin e ri kundër ‘epidemisë së dhunës’ të shkaktuar nga armët e zjarrit  

 

Shtypi rus

Vedomosti” – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se Presidenti Biden mund ta quajë Putinin një "vrasës" dhe se në të njëjtën kohë "ai mund të punojë me të".

Gazeta.ru” – Politikanët rusë komentojnë planet e mundshme të SHBA-së për të dërguar anijet luftarake në Detin e Zi në mbështetje të Ukrainës

Kommersant” – Gjatë pushimeve të majit, një sulm kibernetik po përgatitet kundër llogarive individuale të kursimeve në Rusi, njoftoi gazeta “Izvestiya”

 

Shtypi arab

Al-Quds Al-Arabi (Angli) - Turqia i përgjigjet polemikave rreth kryetares së Komisionit Evropian. "U zbatua protokolli i miratuar nga BE-ja", thotë Ministri i Jashtëm turk Çavuşoglu.

Al-Raya” (Katar) - Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad al-Thani dhe presidenti i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe

Al-Doustur” (Jordani) – Uashingtoni pranon të tërheqë "forcat e tij luftarake" nga Iraku  

 

Shtypi shqiptar në Ballkan

ATSh” (Shqipëri) - Nënshkruhet projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat  

MIA” (Maqedonia e Veriut) – Dr. Kirijas rekomandon që vaksinimi dhe rivaksinimi të jenë me të njëjtën vaksinë

RTK” (Kosovë) – “Europa Nostra” i kthen përgjigje Kurtit e Osmanit për Manastirin e Deçanit



Lajme të ngjashme