Shtypi botëror 23.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 23 shkurt 2021:

1589073
Shtypi botëror 23.02.2021

Shtypi frankofon

“Le Monde”: Familja e Malcolm X (politikan dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, i cili vdiq si pasojë e atentatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 21 shkurt 1965) kërkoi rihapjen e hetimit të vrasjes

“France 24”: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) akuzon vendet e pasura për minimin e shpërndarjes së vaksinave në vendet e varfra

“Le Soir”: Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmështizë, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti mbi gjysmë milion

Shtypi në arabisht

“Al-Raya Al-Katariya” (Katar): Shkencëtarët: "Proceset e ngadalta të vaksinimit rrisin shfaqjen e specieve të reja"

“VATAN” (Oman): Organizata Botërore e Shëndetësisë: "Numri i imunitetit kolektiv nuk është arritur ende

“El-Mustakbal” (Liban): Udhëheqësi iranian Ali Hamenei: "Askush nuk mund ta parandalojë Iranin nga pajisja me armë bërthamore"

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): "Perseverance" (anija kozmike NASA dërguar në Mars) filmoi për herë të parë në histori një video që tregon uljen në Mars

“El Mundo” (Spanjë): Venezuela: Bashkimi Evropian vendos sanksione për 19 administratorë, gjykatës, ushtarë dhe policë të udhëheqjes.

“Infobae” (Argjentinë): Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gruaja e (baronit të drogës) Chapo Guzman, Emma Coronel, është arrestuar për trafik droge

Gjermani

“Frakfurter Allgemeine Zeitung”: Sulm ndaj fotografive të viktimave të Hanau në Këln të Gjermanisë

“RTL Online”: Kopshtet dhe shkollat ​​fillore u hapën në 10 lande në Gjermani (brenda fushës së masave të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

“Tagesschau.de”: Anglia do të heqë të gjitha kufizimet (të vendosura për shkak të Covid-19) në 21 qershor

Rusi

“Vesti”: Vaksina e koronavirusit Sputnik V e Rusisë u miratua në Kirgizi

“Lenta.ru”: Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko zhvilluan një takim që zgjati më shumë se 6 orë në Soçi të Rusisë

"Izvestiya":  Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se arsyeja e vetme pse SHBA kundërshtuan projektin e tubacionit të gazit natyror "North Stream-2" të Rusisë, ishte gjeopolitika.

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Vazhdojnë për punimet për ndërtimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës

“RTK” (Kosovë): ​Kurti kundër hapjes së valëve të reja të privatizimit nga AKP-JA

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Janë vaksinuar 1.040 punonjës shëndetësorë, deri në fund të javës priten edhe 200.000 vaksina nga Kina.

 



Lajme të ngjashme