Shtypi botëror 15.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë 15 shkurt 2021.

1583904
Shtypi botëror 15.02.2021

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): 12.4 milion sirianë përballen me mungesë të ushqimit

“Vatan” (Oman): Vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) shiten në barnatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

“Al-Mustakbal” (Liban): Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së thotë se trupat amerikane në rajon (Lindja e Mesme) mund të merren me kërcënimin iranian

“Le Monde” (Francë): Me COVID-19 në Francë, dreka para kompjuterit (në vend të punës) bëhet përsëri e ligjshme, ndërsa më herët ishte e ndaluar ngrënia në tryezë në vend të punës

“Le Figaro” (Francë): Gjysma e përfituesve të bankave ushqimore në Francë aplikuan për këtë ndihmë më pak se një vit më parë (Shënim: Në Francë, bankat e ushqimit ofrojnë ndihmë ushqimore për njerëzit që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike)

“Le Parisien” (Francë): Në Paris, një nënë u sulmua ndërsa ishte me foshnjën e saj, duke shkaktuar indinjatë, Marlène Schiappa (Ministre e Shtetit për Shërbimet e Shtetësisë) dhe Gerald Darmanin (Ministri i Brendshëm) reaguan ndaj sulmit.

“El Pais” (Spanjë): Zgjedhjet në Katalonjë: Këtë të dielë separatistët rifituan pushtetin në zgjedhjet e zhvilluara në rajonin Katalanas

“El Mundo” (Spanjë): Partitë Socialiste Katalanase kryesojnë për sa i përket numrit të votave në zgjedhjet katalanase, por separatistët mbajtën pozicionin e tyre absolut

“El Nacional” (Venezuelë): Venezuela mori grupin e parë të vaksinave ruse të koronavirusit “Sputnik V”

“Tagesschau.de” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel, para përvjetorit të sulmit në Hanau, ku vdiqën 9 persona, ftoi të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë së bashku për solidaritet kundër urrejtjes raciste

“Gazeta.ru” (Rusi): Zyrtarët dhe dizajnerët ushtarakë rusë kanë përfunduar testet e sistemit paralajmërues që zbulon më herët sulmin me raketa

“Lenta.ru” (Rusi): Rusia rifilloi fluturimet për në Azerbajxhan dhe Armeni, të cilat u ndaluan për shkak të epidemisë së koronavirusit, që nga e hëna, 15 shkurt.

“Vesti.ru” (Rusi): Testi i parë në botë për të diagnostikuar variantin e ri të COVID-19 të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar u regjistrua në Rusi

“ATSH” (Shqipëri): Politika shqiptare uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

“RTK” (Kosovë): Numërohen rreth 99 për qind të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me 48,17 për qind

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Fitore rekord e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare në Kosovë



Lajme të ngjashme