Shtypi botëror 17.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 17 nëntor 2020:

1529253
Shtypi botëror 17.11.2020

“Tagesschau.de” (Gjermani): Vaksina kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna”, ofron 94.5 për qind mbrojtje nga virusi

“bz-berlin.de” (Gjermani): Debat rreth donerit midis Kancelares Angela Merkel dhe Kryetarit të Berlinit Michael Müller. Merkel kujtoi kryebashkiakun e Berlinit "radhët për doner" në samitin e COVID-19 dhe kërkoi forcimin e masave. Kryebashkiaku i Berlinit kundërshtoi Merkel, ndërsa kriza e donerit la samitin pa përfundim.

“Welt.de” (Gjermani): Kryeministrat e Landeve në Gjermani hodhën poshtë propozimin e masave më të ashpra kundër COVID-19 në shkolla

“El Pais” (Spanjë): Hungaria dhe Polonia vunë veton e "Fondit të Shpëtimit" për të cilin Spanja kishte shumë nevojë, ndërsa pyet çfarë tani?

“El Universal” (Meksikë): Miqësitë dhe të afërmit janë nxitësit më të mëdhenj të përhapjes së COVID-19

“La República” (Peru): Francisco Sagasti do të bëhet Presidenti i ri i Perusë

“Le Figaro” (Francë): Karantina në Francë sjell fundin e dyqaneve të vogla

“Le Monde” (Francë): Kompania “Moderna” njoftoi se vaksina e mundshme ishte 94.5% efektive

“Le Soir” (Belgjikë): Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 ka rënën nën 5000

“Al-Raya” (Katar): Presidenti i SHBA Donald Trump pranon fitoren e Joe Biden por thotë se zgjedhjet janë të manipuluara

“Al-Dustour” (Jordan): Libani shpalli një mbyllje të përgjithshme pas rritjes së rasteve me COVID-19

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Etihad Airways e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi fillimin e fluturimeve të rregullta midis Abu-Dabi dhe Tel-Aviv

“Gazeta.ru” (Rusi): Ligji i Rodchenkovit, i cili mbanë emrin e Grigori Rodchenkov që siguroi rrjedhën e informacioneve në Agjencinë Botërore të Antidopingut (WADA), u miratua nga Senati i SHBA-së

“RBK” (Rusi): Rusia theu rekordin për 16 vitet e fundit në ndotjen e ajrit

“Izvestiya” (Rusi): Presidenti armen Armen Sarkisyan bëri thirrje që vendi të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

“ATSH” (Shipëri): Rama apel qytetarëve: Mbrohuni nga dezinformimi, Shqipëria ka infektime nën mesataren e rajonit

“RTK” (Kosovë): Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani thotë se Biden e di vuajtjen tonë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekatarina Zakarieva deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë vendin e saj në BE kur të jetë gati, momentalisht nuk është



Lajme të ngjashme