Shtypi botëror 24.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 24 shtator 2020:

1496640
Shtypi botëror 24.09.2020

“Tagesschau.de” (Gjermani): Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas anuloi vizitën e t ij në Jordani pas zbulimit të koronavirusit (COVID-19) tek mbrojtja e tij personale. Ministri gjerman u mor në karantinë.

“Reuters.com” (Gjermani): Qeveria gjermane është e kënaqur me dialogun Athinë-Ankara, largohet mundësia e sanksioneve të BE-së kundër Turqisë

“Deutsche Welle” (Gjermani): Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se bisedimet ushtarake midis Turqisë dhe Greqisë që jetojnë një krizë për shkak të tensionit në Mesdheun Lindor, "ka arritur progres të mirë"

“El Pais” (Spanjë): Madrid dëshiron që ushtria të përfshihet 'urgjentisht' në logjistikë në luftën kundër koronavirusit dhe kërkon 300 mjekë nga rajone të tjera

“El Mundo” (Spanjë): Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro krijon një ekip sekret për të mbrojtur Pallatin Presidencial Miraflores

“Infobae” (Argjentinë): Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione të reja mbi Kubën që do të ndikojnë në turizmin dhe eksportet

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Presidenti algjerian Abdel-Majid Tebboune: "E drejta për të krijuar një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin nuk është çështje negocimi”

“Al-Jazeera” (Katar): Qendra ndërkombëtare e monitorimit të migracionit: "Siria ka më shumë se 15 milionë njerëz të zhvendosur në të gjithë botën"

“Al-Dustour” (Jordan): Arabia Saudite do të lejojë që umreja të zhvillohet nga tetori

“Le Monde” (Francë): Kovid-19: Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran njoftoi se të gjitha baret dhe restorantet në qytetin e Marsejës dhe në ishullin e Guadelupës do të mbyllen nga e shtuna

“Le Figaro” (Francë): Parisi do të pranojë 500 fëmijë refugjatë nga kampi Moria në Greqi

“Le Soir” (Belgjikë): Në Belgjikë regjistrohen mesatarisht 1.425 raste të reja të infektimit me COVID-19 në ditë

“Izvestiya” (Rusi): Dhjetëra protestues që kundërshtuan betimin e fshehtë të Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko u arrestuan në Minsk

“RIA Novosti” (Rusi): Rusia ka ndryshuar rregullat për rusët që vijnë nga jashtë. Në kthim, testi COVID-19 do të bëhet brenda tre ditësh, ndërsa shtëpia do të mbetet në karantinë derisa të merren rezultatet.

“Neftegaz.ru” (Rusi): Turqia po negocion me Rusinë për të ulur çmimet e gazit

“ATSH” (Shqipëri): Kryeparlamentari Ruçi: Kjo javë të jetë efektive për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Elektoral

“RTK” (Kosovë): Hoti: Asociacioni nuk diskutohet në dialog

“MIA” (Maqedonia e Veriut): COVID-19 mbetet sfida më e rëndësishme për shtetin në muajt e ardhshëm



Lajme të ngjashme