Shtypi botëror 11.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 11 shtator 2020:

1488972
Shtypi botëror 11.09.2020

 

Gjermani

zdf.de” – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord të pranojnë nga kampi i refugjatëve Moria në Greqi 400 fëmijë refugjatë të pashoqëruar

Deusche Welle” – Sipas një ankete në lidhje me frikën e gjermanëve, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump mbetet shqetësimi më i madh

Süddeutsche Zeitung” – Qeveria gjermane nga 1 tetori do të bëjë paralajmërimin e ri të udhëtimit sipas ecurisë së pandemisë, por kjo nuk është e mjaftueshme për të kapërcyer shqetësimet e atyre që punojnë në sektorin e turizmit.

 

Gjeografia spanjisht-folëse

El Pais” (Spanjë) – Trump: Rastet e koronavirusit janë rritur me 300% në Spanjë. Ata po kalojnë me të vërtetë një periudhë të keqe”

El Mundo” (Spanjë) – Punonjësit e kujdesit shëndetësor me test negativ PCR dhe që janë aktivë në luftën kundër Covid-19 nuk do të hyjnë në karantinë edhe nëse ata bien në kontakt me pacientët e infektuar me koronavirus, sipas një vendimi të ri të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës

“TeleSur” (Venezuelë) – Presidenti i Maduro denoncon shitjen e paligjshme të ilaçeve për pacientët e prekur me Covid-19

 

 

Gjeografia frankofone

Le Monde” (Francë) – Ministria e Brendshme franceze detyron shtypin vizual dhe mediat sociale të mos i shfaqin të dallueshme fytyrat e oficerëve të policisë.

Le Figaro” (Francë) – Sot qeveria franceze pritet të deklarojë vendimet e saj mbi Covid-19. Presidenti Emmanuel Macron tha se në fund të mbledhjes së këshillit të mbrojtjes, që është ngritur për Covid-19, ata do të deklarojnë vendimet që "do të qartësohen në javët e ardhshme" dhe do të "përshtaten" me përhapjen e virusit.

France 24” (Francë) – Në Francë, në 24 orët e fundit, u diagnostikuan 10.000 raste të reja me Covid-19 dhe ky është një rekord që nga fillimi i pandemisë

 

Rusi

Kommersant” – Në 2035 transporti publik mund të jetë pa pagesë në Rusi

Portali RBK” – Rusia do t’i përcjellë Gjermanisë një kërkesë tjetër për të marrë pjesë në hetimin e kundërshtarit Aleksey Navalniy, i cili u deklarua nga Gjermania se ishte helmuar.

Lenta.ru” – Presidenti serb Vuciç tha se Putini dhe Lavrov i kishin kërkuar falje atij për deklaratën e mëparshme të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

 

Gjeografia arabe

Al-Raya” (Katar) - Sudani mori në dorëzim materialet e reja të ndihmës nga Katari

Ad-Dustour” (Jordani) – Në Jordani, 22 shkolla shtetërore janë kthyer përsëri në mësimin online pas 14 ditësh nga fillimi i vitit shkollor për shkak të rasteve të reja me Covid-19

Newsabah” (Irak) – Me ndryshimet e "sigurisë" në Qeverinë e Unitetit Kombëtar situata në Libi u bë më kaotike

 

Ballkani

ATSH” (Tiranë) - Prurjet e emigrantëve shënuan vlerën 273 milionë eurove në 6-mujorin e parë të vitit

MIA” (Shkup) – Seanca për zgjedhjen e përbërjes së trupave të Kuvendit të hënën

Koha.net” (Prishtinë) - Hoti: Franca dhe Holanda pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën



Lajme të ngjashme