Shtypi botëror 17.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 17 gusht 2020:

1474293
Shtypi botëror 17.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 17 gusht 2020:

Gjermani

Deutsche Welle”- Çavuşoğlu: "Biden po e tepron” - Ministri i Jashtëm turk ka kritikuar me një gjuhë të ashpër deklaratat e kandidatit të demokratëve për president në ShBA në lidhje me Turqinë dhe ka thënë se vlerësimet e Biden janë të kundërshtim me praktikën diplomatike.

Deutsche Welle”- Itali shtrëngon masat kundër koronavirusit të ri (Covid-19)

Tagesschau.de” – Kriza e Covid-19 në Gjermani: Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ata që kthehen nga pushimet dhe festimet i shikon si burim rreziku (të përhapjes së koronavirusit)

 

Gjeografia spanjisht-folëse

El Mundo” (Spanjë) – Spanja arrin të shpëtojë vetëm gjysmën e kompanive të prekura nga Covid-19

El Pais” (Spanjë) – Shtimi i rasteve të Covid-19 sjell me vete edhe masa të reja karantimi për turistët që vijnë në Spanjë

“El Nacional” (Venezuelë) – Zonja e Parë braziliane, Michelle Bolsonaro mposhti Covid-19

 

Gjeografia frankofone

Le Figaro” (Francë) – [Kryeministri i Francës] Jean Castex i shqetësuar për progresin negativ të pandemisë

Le Monde (Francë) – Pandemia Covid-19 dhe praktikat e vjetërsuara, shkaqet e rënies historike të PBB-së në Japoni

France 24” (Francë) – Covid-19: Numri i rasteve të reja në Francë për 3 ditë vazhdon të jetë mbi 3.000

 

Rusi

Izvestiya” –  Kina pranon propozimin e Vladimir Putin për të mbajtur një takim online lidhur me problemin bërthamor të Iranit

Gazeta.ru” – Kryeministri i Rusisë, Mihail Mishustin: Qeveria do t’i propozojë Putinit vazhdimin e ndihmave materiale për punonjësit e kujdesit shëndetësor

Regnum” – Në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk m dhjetëra-mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar Aleksandar Lukashenko, i cili fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale

 

Gjeografia arabe

Al Raya Al-Katariya” (Katar) – Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu ka biseduar me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo për zhvillimet në Mesdheun Lindor

Vatan” (Oman) – Irak: Paralajmërim për kontejnerët me lëndë të rrezikshme plasëse në portin e Um-Kasr (një qytet port në Gjirin Persik)

Al-Immarat Al-Yaum” (Emiratet e Bashkuara Arabe-EBA) – Për 10 ditë Rusia do të kalojë në fazën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

 

Ballkani

ATSH” (Tiranë) - Shenjat e rimëkëmbjes së ekonomisë/ Eksportet shqiptare rriten me 6,2% në korrik

MIA” (Shkup) – Harmanozim i programit qeveritar dhe shpërndarja e kuadrit në negociatat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së

Koha.net” (Prishtinë): Hoti: Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv



Lajme të ngjashme