Shtypi botëror 13.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 13 korrik 2020:

1454142
Shtypi botëror 13.07.2020

“Al-Jazeera” (Katar): Ushtria Kombëtare e Qeverisë Libiane forcon mbrojtjen e saj për t'u përgatitur për betejën e Sirte-s dhe krijon një forcë për të siguruar rajonin perëndimor

“Al-Jazeera” (Katar): Myftiu i Sulltanatit të Omanit, Sheik Ahmed bin Hamad Al-Khalili, uron Turqinë për kthimin e Shën-Sofisë në xhami

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) planifikojnë të bombardojnë centralet nukleare dhe të kryejnë atentate mbi disa figura në Iran

“Bild.de” (Gjermani): Më shumë se 20 ushtarë u plagosën në një zjarr të hapur ndaj një luftanijeje të marinës amerikane

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjatë krizës së koronës rastet e dhunës familjare shënojnë rritje në Gjermani. Bëhet e ditur se kufizimet sociale dhe ekonomike kundër koronavirusit në Gjermani rritën dhunën në familje në disa lande, por të dhëna të besueshme do të merren nga statistikat vjetore.

“El Universal” (Meksikë): Meksika është vendi i katërt me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19

“El Pais” (Spanjë): Numri i çështjeve të reja të lidhura me koronavirusin është dyfishuar në 12 ditë në zonën metropolitane të Barcelonës

“Infobae” (Argjentinë): Zgjedhjet parlamentare në Spanjë: Partia Popullore (PP) fitoi shumicën absolute në qeverisjen autonome të Galicisë, nacionalistët arritën rezultate më të mira në qeverinë autonome Baske

“Le Figaro” (Francë): Rreth 10 milionë fëmijë në mbarë botën përballen me rrezikun që të mos kthehen më në shkollë për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë

“France 24” (Francë): Kryeministri francez Jean Castex viziton Guajanën, e cila lufton me COVID-19

“Le Monde” (Francë): Për shkak të COVID-19 gjendja e spitaleve në Guajanë është e ngjashme me atë në Francë, por dhjetë herë më keq

“RIA Novosti” (Rusi): Hungaria do të jetë vendi i parë i BE-së që hap kufirin e saj me rusët

“TASS” (Rusi): Presidenti serb mohon pretendimet e "gjurmës ruse" në protestat e Beogradit

“Izvestiya” (Rusi): Gjermania shpreson të bashkëpunojë me Rusinë në fushën e energjisë së hidrogjenit

“ATSh” (Shqipëri): Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK

“RTK” (Kosovë): Moska pyet: A do të heqë dorë Amerika nga Thaçi?

“MIA” (Maqedoni e Veriut): Përgatitjet për valë të re të COVID-19 në vjeshtë, formohen COVID-Qendra Rajonale në 16 komuna



Lajme të ngjashme