Shtypi botëror 10.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 10 korrik 2020:

1452789
Shtypi botëror 10.07.2020

 

Vendet frankofone:

“Le Soir” – Në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit, vendosja e maskës bëhet e detyrueshme në dyqanet, kinematë dhe muzetë e Belgjikës duke filluar nga dita e shtunë (11 korrik)

“France 24” – Afroamerikani George Floyd paralajmëroi policinë përpara se të vdiste nga dhuna policore: “Ata do më vrasin”

“Le Figaro” – Pas një viti debatesh të nxehta, konsensusi duket se është arritur dhe ekspertët e trashëgimisë dhanë mendimin e tyre për restaurimin: Kulmi i Katedrales së Shën-Mërisë së Parisit (Notre-Dame de Paris), i cili u dogj në zjarrin e një viti më parë, duhet të rindërtohet në mënyrë identike

Vendet arabe:

“Ad-Dustour” – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohoi gabimin e saj për qëndrimin e mbajtur lidhur me mënyrat e transmetimit të COVID-19

“Al-Quds” – Gazë: Policia vijon hetimet për vdekjen e një vajze me shenja dhune në trup

“Al-Raya” – Një palestinez martirizohet në Bregun Perëndimor nga plumbi izraelit

Vendet spanjishtfolëse:

“El Pais” – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohoi se COVID-19 mund të transmetohet nga ajri në ambiente të mbyllura

“La Vanguardia” – E shqetësuar nga mundësia e shpërthimit të një vale të dytë të pandemisë, Spanja imponon vendosjen e maskës edhe në ishujt Baleare

“Infobae” – Autoritetet shëndetësore të Venezuelës konfirmuan infektimin e Diosdado Cabello (president i Asamblesë Kushtetuese) me COVID-19

Gjermania:

“Deutsche Welle” – Raportuesja e Kombeve të Bashkuara: E pamundur që princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, të gjykohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

“Zeit” – Demonstruesit përleshen me policinë gjatë protestës së COVID-19 në kryeqytetin Beograd të Serbisë

“Süddeutsche Zeitung” – Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se një prokuror i Nju-Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump

Rusia:

“Gazeta” – Kremlini njoftoi se disa kufizime për frenimin e COVID-19 mund të rivendosen në shkallë vendi nëse nuk respektohen rregullat aktuale

“TASS” – Presidenti i Shoqatës Ruse të Udhëtimeve, Ignatyev: Sektori ka humbur mbi 1,5 trilionë rubla në 6 muajt e parë të vitit

“RIA Novosti” – Rusia hyri në fazën e fundit të testeve për vaksinën kundër COVID-19

Ballkani:

“Top Channel” – Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë: Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 90 raste të reja, shifra më e lartë për të dytën herë

“RTK” – Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme

“MIA” – Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe ajo me Bullgarinë, vijat e kuqe për koalicionin paszgjedhor



Lajme të ngjashme