Shtypi botëror 03.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 3 korrik 2020:

1448579
Shtypi botëror 03.07.2020

 

Vendet frankofone:

“Le Monde” – Presidenti Emmanuel Macron mendon se do të jetë “një kthim i vështirë në normalitet” dhe kërkon të implementojë reformën e pensioneve

“France 24” – Franca i kthen Algjerisë mbetjet mortore të 24 luftëtarëve të vrarë në periudhën koloniale

“Le Figaro” – Kompania “Air France” do të reduktojë numrin e punonjësve dhe ngushtojë rrjetin e transportit të ngarkesave në distanca të shkurtra

Vendet arabe:

“Ad-Dustour” – Specialisti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci: Fazat përfundimtare të testeve për vaksinat kundër koronavirusit do të fillojnë në fund të korrikut

“Al-Raya” – Konsensus ndërmjet Katarit dhe Turqisë për mbështetjen e opsionit të zgjidhjes politike në Libi

Gjermania:

“Sueddeutsche” – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se Franca nuk i ka dhënë NATO-s informacione të sakta lidhur me tensionin në Mesdheun Lindor, prandaj Parisi duhet të kërkojë falje

“Deutsche Welle” – A mund të bëhet ligji gjerman për mediat sociale një shembull për Turqinë?

“Zeit” – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas: Do të rishikojmë paralajmërimin mbi udhëtimin në Turqi për shkak të koronavirusit

Vendet spanjishtfolëse:

“La Vanguardia” – Carles Puigdemont njoftoi zyrtarisht se partia e re e tij do të lindë më 25 korrik

“Infobae” – Komisioni Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet (CEPAL) paralajmëroi se në shtetet amerikanolatine do të mbyllen mbi 2,7 milionë kompani zyrtare

“Telesur” – Një studim tregon se COVID-19 është i pranishëm në Brazil që prej vitit 2019

Rusia:

“Gazeta” – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera

“TASS” – Ndalimi i fluturimeve ndërkombëtare në Rusi zgjatet “momentalisht” deri më 1 gusht

“Lenta” – Në referendumin popullor të mbajtur mes datave 25 qershor – 1 korrik në Federatën Ruse, zgjedhësit miratuan me 77,92% të votave ndryshimet kushtetuese që do t'i hapin rrugën Presidentin Vladimir Putin të mbajë potencialisht pushtetin deri në vitin 2036

Ballkani:

“Top Channel” – Rritet bilanci; 3 viktima të tjera nga koronavirusi, 90 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

“RTK” – Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 141 pacientë me COVID-19, 58 në oksigjenoterapi

“MIA” – SGPM: Gazetarët dhe punonjësit mediatikë (në Maqedoninë e Veriut) kanë frikë nga koronavirusi, por edhe nga humbja e punës



Lajme të ngjashme