Shtypi botëror 18.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 18 qershor 2020:

1438401
Shtypi botëror 18.06.2020

“Al Jazeera” (Katar): Jordania protestoi veprimtaritë e Izraelit në murin perëndimor të xhamisë Al-Aksa

“Al Raya”: Qeveria e Katarit deklaroi se Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe mekanizmat përkatëse duhet të marrin masat e nevojshme për të ndaluar bllokimin dhe diskriminimin e racizmin që shkelin të drejtat e njeriut, sigurimin e dënimit të autorëve dhe dëmshpërblimin për të ndikuarit si dhe të pengojnë që këto të mos përsëriten në vend

“Al Quds Al Arabi” (Angli): Gjermania dhe Belgjika do ti paraqesin këtë javë Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektvendim që parashikon zgjatjen edhe një vit të kalimit të kufirit të Sirisë për të dërguar ndihma humanitare

“El Pais” (Spanjë): Ekonomia spanjolle tkurret me 34% për shkak të masave të marra kundër Covid-19

“El Mundo”: Sektorët e ushqimit dhe industrisë së Spanjës kërkuan nga Kryetari i Shtetit, Pedro Sanchez që ta kthejë krizën në shans dhe suke bërë më shumë investime tek këto sektorë, të reduktojë vartësinë e ekonomisë nga turizmi

El Nacional (Venezuelë): Ish- Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë kombëtare, John Bolton pretendoi se është e mundur që Presidenti amerikan, Donald Trump të pushtojë Venezuelën dhe ta kthejë atë në një shtet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  

“Tagesschau.de” (Gjermani): Pas videokonferencave të zhvilluara për më shumë se 3 muaj, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve u takuan për herë të parë ballë për ballë

Welt.de: Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve morën vendim të hapin përsëri shkollat pas pushimeve, ndërkohë do të vazhdojnë rregullat për maskë të detyruar dhe distancë minimale

dpa: Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve vendosën që të krijohet “rezerva kombëtare” për vazhdueshmërinë e materialeve mbrojtëse për të paktën një muaj për punonjësit e kujdesit shëndetësor

“Le Figaro” (Francë): Ish-këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzon presidentin amerikan se kërkon ndihmë nga Kina për t’u rizgjedhur

“Liberation”: Kompania ajrore franceze, Air France mendon të nxjerrë nga puna të paktën 8 mijë punonjës

“Le Monde”: Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch) akuzon policinë franceze për kontroll të çekuilibruar dhe racist të fëmijëve

“Rossiyskaya Gazeta’’ (Rusi): Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov do të shkojë në Serbi. Kjo është vizita e parë jashtë shtetit e ministrit rus gjatë periudhës së pandemisë

“TASS”: Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova: NATO ka arsye politike në vendimin për të dhënë Kievit (Ukrainë) një status të ri

“Kanal 1”: Ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mihail Murashko tha se pandemia mund të zgjasë deri në shkurt

“ATSH” (Shqipëri): Maas: Gjermania, pas marrjes së presidencës, do të mbështesë Shqipërinë për anëtarësimin në BE

“RTK” Kosovë: Përkeqësimi i situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë bën apel për respektim të masave

“MIA” Maqedonia e Veriut: Vendi po përballet me krizën më të madhe shëndetësore, në 24 orët e fundit 193 të infektuar dhe 9 të vdekur



Lajme të ngjashme