Shtypi botëror 21.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 21 janar 2020:

Shtypi botëror 21.01.2020

“Asharq al-Awsat” (Angli) - Presidenti Erdogan: Në Libi kemi dërguar këshilltarë dhe trajnues

“Al-Raya” (Katar) - Gjermania njofton organizimin e një konference të re për Libinë në muajin shkurt

“Al-Ayam” (Bahrejn) - Në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad bien 3 raketa

“Der Spiegel” (Gjermani) - Regjistrohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Gjermani

“ORF” (Austri) - Turqia do të kërkojë naftë në det të hapur pranë Somalisë

“ZDF” (Gjermani) - Fermerët dhe mbrojtësit e klimës protestuan Merkelin gjatë vizitës në Deggendorf

“El Pais” (Spanjë) - Stuhia “Gloria” shkakton 4 të vdekur deri më tani dhe nxjerr jashtë përdorimit infrastrukturën duke bllokuar gjithashtu rrugët kryesore, ndërkohë që Valencia dhe ishujt Baleare janë zonat më të prekura

“Infobae” (Argjentinë) - Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të presë Juan Guaidon këtë të mërkurë në Bruksel

“El Mundo” (Spanjë) - Lëvizja për Socializëm (MAS) pranon kandidatin e Evo Moralesit për zgjedhjet presidenciale në Bolivi

“Izvestiya” (Rusi) - 10 viktimat e zjarrit në rajonin Tomsk të Rusisë janë shtetas uzbekë

“Lenta” (Rusi) - Presidenti Vladimir Putin i paraqet Dumës Shtetërore për miratim projektligjin për ndryshime kushtetuese

“TASS” (Rusi) - Minsku konfirmon lajmet për blerjen e 80 tonëve naftë nga Norvegjia

“France 24” (Francë) - Avokatët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërkojnë “shfajësim të menjëhershëm” në gjyqin e shkarkimit

“Le Monde” (Francë) - Elyes Fakhfakh mori detyrën e formimit të qeverisë në Tunizi

“Le Parisien” (Francë) - Kundërshtarët e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, organizuan një protestë të re përpara takimit të tij në Versajë me padronët e kompanive

“Top Channel” (Shqipëri) - Fillon sesioni parlamentar 2020: Objektivi kryesor është hapja e negociatave

“RTK” (Kosovë) - Engel: Rruga e Serbisë në BE është e mbyllur, përveç nëse e njeh Kosovën

“MIA” (Maqedoni e Veriut) - Plenkoviç pret zhbllokim të startit të bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën



Lajme të ngjashme