Shtypi botëror 14.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 14 janar 2020:

Shtypi botëror 14.01.2020

Tageschau.de” - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan më 19 janar vjen në Gjermani

Deutsche Welle” - Çmimet e naftës janë rritur pas vrasjes së Qassem Soleimani

Spiegel.de” - Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë në Irak

Al-Sharq al-Awsat” (Londër) - Teherani paralajmëron Anglinë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit

Al-Raya Al-Katariya” (Katar) - Pas 100 ditëve protestat në Irak janë bërë edhe më të dhunshme

Al-Ayam” (Bahrejn) - Brenda disa muajve Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të vënë në punë centralin e parë nuklear

Grupi mediatik “RBK” (Rusi) - Khalifa Haftari është larguar nga Moska pa e nënshkruar marrëveshjen [e armëpushimit]

Lenta.ru” (Rusi) – Presidentja e Estonisë flet për shpresat që kishte vendi i saj ndaj Rusisë në kohën e Boris Jeltcinit

Ria Novosti” (Rusi) - Partia ruse në pushtet “Edinaya Rossiya” refuzon p/ligjin për tatimin e amvisave.

El Mundo” (Spanjë) - Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez formon qeverinë më të madhe në Bashkimin Evropian (BE): 4 zv.kryeministra dhe 18 ministra

El Pais” (Spanjë) - Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont kërkon nga qeveria e Spanjës ti heqë imunitetin ndërsa përgatitet të fillojë detyrën si eurodeputet në Parlamentin Evropian

La Tercera” (Kili) - Qeveria e Venezuelës ka refuzuar të hënën sanksionet amerikane ndaj liderit të opozitës, Luis Parra, i zgjedhur kryetar i Asamblesë Kombëtare

Le Parisien” (Francë) - Forca Barkhane: Macroni njofton dërgimin e 220 ushtarëve të tjerë në zonën Sahel

Le Monde” (Francë) – Reforma e pensioneve në Francë: Fond 500 milionë eurosh për rritjen e pagave të mësuesve në vitin 2021

Le Figaro” (Francë) – Akti i 9 janarit: Kanë nisur dy hetime të reja për dhunën policore në Paris

Radiotelevizoni shqiptar (RTSH) – Raporti i OKB-së mbi shpopullimin e Shqipërisë, reagon Meta: “Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog!”

Agjencia Informative Mediatike e Maqedonisë së Veriut (MIA) - Anulimi i ‘ilustrimit’ [ligji i dosjeve] ka hyrë në procedurë kuvendore dhe ka iniciuar grindje mes deputetëve

Koha.net” - Dy rusë janë arrestuar, dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi



Lajme të ngjashme