Shtypi botëror 19.09.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 19 shtator 2019:

1272440
Shtypi botëror 19.09.2019

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjermania nuk do t’i shesë Arabisë Saudite armë edhe për 6 muaj të ardhshëm

“Welt.de” (Gjermani): Ndihma në ushqim për personat në nevojë – Varfëria në pleqëri do të bëhet papritmas një problem i madh për shoqërinë.

“Spiegel.online.de” (Gjermani): Zinxhiri më i madh i hoteleve në botë për të mbrojtur mjedisin nuk do të sigurojë më shampo për klientët e tij në banjat e hotelit në New York.

“Le Monde” (Francë): Parisi dhe Roma pajtohen në një pikë të përbashkët për çështjen e shpërndarjes së emigrantëve  

“Le Figaro” (Francë): Tre ish-udhëheqës së TEPCO-s lirohen nga akuzat për të cilat gjykoheshin

“Le Temps” (Zvicër): Sipas Pompeos, sulmet në Arabinë Saudite janë “akte të luftës” të kryera nga ana e Iranit

“RIA Novosti” (Rusi): Parlamenti i Ukrainës propozoi të bëhej një sakrificë për të zgjidhur krizën në Donbass.

“Gazeta.ru” (Rusi): Pentagon: NATO-ja humbi epërsinë e saj ndaj Rusisë

“Russia Today” (Rusi): Ukraina do t'i propozojë Rusisë kontratë të re për tranzitin e gazit rus

“Asharq al-Awsat” (Angli): Arabia Saudite paraqiti provat, të cilat dëshmojnë se prapa sulmeve ndaj kompanisë “Aramco” qëndron Irani.

“Aljazeera.net” (Katar): Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka shumë mundësi kundër Iranit dhe se lufta është alternativa e fundit.

“Al-Quds al-Arabi” (Angli): Policia egjiptiane u bëri thirrje artisteve që të mbështesin Presidentin egjiptian Abdufettah es-Sisi kundër thirrjeve për demonstrata.

“El-Mundo” (Spanjë): Ndërkohë që opozita venezuelase kërkon presion më të madh ndërkombëtar, Presidenti Nicolas Maduro i përmbahet dialogut.

“Infobea” (Argjentinë): Senati i Argjentinës miratoi me vota unanime zgjatjen deri në vitin 2022 të “ligjit të urgjencës së ushqimit”.

“La Nacion” (Kosta Rika): Në Nikaragua opozita bën thirrje për një marshim të shtunën

“ATSH” (Shqipëri): Shqipëri-Kosovë-Maqedoni bashkëpunim për lehtësim të procedurave dhe tarifave doganore

“RTK” (Kosovë): Sot shënohet 20-vjetori i themelimit të TMK-së

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kuvendi sot debaton për ribalancin e buxhetit



Lajme të ngjashme