Shtypi botëror 07.05.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 7 maj 2019:

Shtypi botëror 07.05.2019

“Alsharq Alawsat” (Angli): Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëron banorët e Gazës dhe tre përfaqësuesit e tij inkurajojnë Netanyahun.  “Emarat al-Youm” (Emiratet e Bashkuara Arabe): Pas kërcënimit të Trumpit për të rritur taksat që zbatohen ndaj mallrave kineze çmimet e arit filluan të rriten.

“Al-Raya” (Katar): Hafteri me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Egjiptit shkatërron Tripolin.

“Welt.de” (Gjermani): Vizita e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Gjermani

“FAZ.Net”: Gjermania duhet të dridhet – Trumpi nëse do, mund të rrisë taksat për makinat.

“Weser-Kurier.de”: Studim ndërkombëtar: Në Gjermani femrat punojnë më shumë se meshkujt.  

“El Mundo” (Spanjë): Mike Pompeo: Nicolas Maduro kryen ende detyrën e Kryetarit të Shtetit në Venezuelë, por nuk udhëheq dot në asnjë mënyrë vendin.

“El Confidencial”: Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell tha se lideri opozitar i Venezuelës, Leopoldo Lopez  nuk do të mund të bëjë kërkesë për strehim në ambasadën e Spanjës.

“El País”: Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë anuloi zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë të Stambollit, të cilat i kishte fituar kandidati opozitar.

“France24” (Francë): Rastet e vetëvrasjeve në “France Télécom”, filloi gjyqi i ngacmimeve morale institucionale.

“Courrier international”: Amerika sfidon Kinën në ujërat e veta

“Le Monde”: Qeveria franceze nuk parashikon asnjë hap për uljen e çmimit të karburantit

“Vesti.ru” (Rusi): Ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov tha se në bisedën e zhvilluar me Pompeo kanë shënuar përparim.  

“İzvestiya”: Në Ukrainë u vlerësuan rezultatet e mundshme në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare me Rusinë.

“Lenta.ru”: Vetëm d nga pasagjerët që udhëtonin në pjesën e pasme të avionit që u dogj, SSj-100 arritën të mbijetojnë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH): Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Agjencia Informative e Maqedonisë së Veriut (MIA): Papa Françesku shërben meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

“koha.net” (Kosovë): Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë se pret që ky të jetë viti i fundit që qytetarët e Kosovës e festojnë Ditën e Evropës të izoluar.



Lajme të ngjashme