Shtypi botëror 02.04.2019
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 02 prill 2019:

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Presidenti i Irakut Salih thotë se vendi i tij nuk do të jetë qendër për dëmtimin e fqinjëve
“Asharq Al-Awsat” (Angli): Izraeli ka përgatitur plan afatgjatë për ndërtimin e vendbanimeve të gjera në Lartësirat e Golanit
“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Princi saudit, Bin Selman e dobësoi vendin e tij dhe fitoi shumë armiq
“El Pais” (Spanjë): Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell dhe homologu i tij amerikan Pompeo biseduan për ndikimin në Spanjë të sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.
“Telesur” (Venezuelë): Gjykata e Lartë e Venezuelës kërkon heqjen e imunitetit të Juan Guaidos
“El Nacional” (Venezuelë): Këshilltari për siguri i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton kritikoi hapjen e zjarrit ndaj opozitarëve nga ana e grupeve pro-Chavezit gjatë protestave të së dielës.
“Le Figaro” (Francë): Arabia Saudite pagoi dëmshpërblim fëmijëve të Jamal Khashoggi
“Liberation” (Francë): Buteflika largohet nga skena në Algjeri
“Le Parisien” (Francë): Gjykata e Lartë e Venezuelës kërkon heqjen e imunitetit të Juan Guaidos
“ARD” (Gjermani): Gjermania merr kryesimin e radhës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ajo tani është përgjegjëse për paqen dhe sigurinë në botë.
“Weser Kurier” (Gjermani): Ministri i Drejtësisë Barley do të lehtësojë çështjen e stacioneve të karikimit të makinave elektrike
“Spiegel Online” (Gjermani): Kompania Boeing vonon përditësimin e softuerëve të avionëve 737-Max
“Izvestiya” (Rusi): Vladimir Zelensky dhe Petro Poroshenko do të garojnë në raundin e dytë të presidencialeve
“mail.ru” (Rusi): Ministria e Financave e Rusisë përgatitet të shtojë edhe 5 artikuj të ri ligjit për taksa
“TASS” (Rusi): Rusia dhe Kina filluan me shtrimin e binarëve të linjës hekurudhore me të cilën do të bashkohen dy vendet e që do të kalojë mbi lumin Hejlukiang (Amur).
“ATA” (Shqipëri): Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë thotë se reforma në drejtësi, një histori suksesi për të cilën Shqipëria mund të krenohet.
“RTK” (Kosovë): BE thotë se nuk po financon kthimin e serbëve në Kosovë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryeministri grek Cipras pritet me nderime shtetërore në Shkup nga homologu i tij Zaev