Shtypi botëror 08.03.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 8 mars 2019:

1159489
Shtypi botëror 08.03.2019

“A-Shark Al-Awsat” (Angli): ShBA-ja kërkoi nga KS i OKB-së t’i zbatojë me plotë kuptim të fjalës sanksionet ndaj Iranit

“Ahbar Al-Khalij” (Bahrejn): Komandanti i Forcave Qendrore të ShBA-së (CENTCOM) bën të ditur se mundësia për t’i dhënë fund luftës me DAESH-in është ende larg.

“Al-Raya Al-Kataria” (Katar): Dënim historik nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Arabinë Saudite

Televizioni “ARD” (Gjermani): Kancelarja gjermane, Angela Merkel me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas tha: “Nëse gratë janë të forta edhe Gjermania është e fortë”

“Deutsche Welle” (Gjermani): 8 Marsi, Dita e Gruas – Duhet t’u japim fund roleve klishe

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Dita Botërore e Gruas – Nuk duam vetëm lule

“Spiegel Online” (Gjermani): Projekti prestigjioz për Presidentin Erdogan – Hapet xhamia më e madhe e Turqisë

“Le Monde” (Francë): Algjerianët e sotëm më nuk frikësohen

“Le Figaro” (Francë): Gratë janë ende viktimë e pagave të pabarabarta

“Liberation” (Francë): Masakra në muzeun hebre: Mehdi Nemmouche shpallet fajtorë

Kanali televiziv “RNC” (Kolumbi): Një pjesë e madhe e Venezuelës mbetet në errësirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike

“El Pais” (Spanjë): Si pasojë e përmbysjes së një kamioni në Meksikë, humbin jetën 25 nga 54 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore

“El Economista” (Meksikë): Pezosi i Argjentinës shënoi uljen më të madhe në histori përballë dollarit amerikan

Agjencia e lajmeve “RIA Novosti” (Rusi): Rusia dhe Turqia zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi

Agjencia e lajmeve “TASS” (Rusi): Putin u uroi grave Ditën Botërore të Gruas dhe tha se “suksesi ynë varet nga karakteri i grave tona”.

Portali i lajmeve “lenta.ru” (Rusi): Merkel refuzoi propozimin e ShBA-së për ta provokuar Rusinë

Agjencia telegrafike shqiptare “ATSH” (Shqipëri): Kryeministri Rama u uron grave festën e 8 Marsit me mesazhin: “Mirëmëngjesi dhe një 8 Mars sa më të gëzuar për të gjitha gratë dhe vajzat”.

Radiotelevizioni i Kosovës “RTK” (Kosovë): Aktivistet e organizatës “Ne marshojmë s’festojmë” në 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të Grave, të revoltuara dhe në solidaritet me të gjithë ato që protestojnë sot në botë, marshojnë për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qytetari të njëmendët.

Agjencia e lajmeve “MIA” (Maqedonia e Veriut): Bashkimi Evropian nuk dëshiron luftë tregtare me ShBA-në, por është i gatshëm t’i mbrojë interesat e veta.



Lajme të ngjashme