Shtypi botëror 15.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte, 15 shkurt 2019:

Shtypi botëror 15.02.2019

Spanjë - “El Pais”: Kryeministri Pedro Sanchez shpalli të premten datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Spanjë - “La Vanguardia”: Kanë mbërritur në Venezuelë 933 tonë ndihma, të cilat u siguruan si rezultat i marrëveshjeve të arritura me Kubën dhe Kinën.

Venezuelë - “Telesur”: Gjykata Supreme e Drejtësisë (TSJ) në Venezuelë ka hedhur poshtë dhe injoruar vendimin për emërimin e drejtuesve të rinj të kompanisë kombëtare të naftës, PDVSA.

Angli - “Asharq Alawsat”: Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka thënë se Irani është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

Kuvajt - “Al-Watan”: Tre persona kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e 2 shpërthimeve në Jordani.

Liban - “Al-Hayat”: Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, do të realizojë një turne vizitash në Azi duke përfshirë Pakistanin, Indinë, Kinën, Malajzinë dhe Indonezinë.

Gjermani - “ARD”: Një raport i organizatës “Save the Children” thekson se çdo 1 në 5 fëmijë jeton në zonë krize.

Gjermani - “Deutsche Welle”: Konferenca për Lindjen e Mesme – Aleanca të reja kundër Iranit.

Gjermani - “Bild”: Ndryshimet në politikat sociale të Partisë Socialdemokrate (SPD) gjermane kanë rritur votat e kësaj force politike.

Zvicër - “Le Temps”: Në vendet në gjendje lufte vdesim më shumë fëmijë sesa luftëtarë.

Francë - “Liberation”: Parisi zyrtar ka paraqitur detajet e planit që ka hartuar kundër çdo shpërndarjeje me përmbajtje urrejtjeje në internet.

Francë - “Le Parisien”: Plot 14 forca politike franceze kanë bërë thirrje kundër antisemitizmit.

Rusi - “Izvestiya”: Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbutur sanksionet e mundshme kundër bankave ruse.

Rusi - “TASS”: Ministrja e Shëndetësisë, Veronika Skvortsova, ka bërë me dije se qytetarët rusë do të heqin dorë nga konsumi i alkoolit brenda 3-5 vitesh, kur do të shihen qartë edhe rezultatet e programit shtetëror të shëndetit publik. Sipas ministres, pavarësisht masave apo kufizimeve të ndryshme, asgjë nuk do të ndryshojë derisa të kalojë nevoja e njerëzve për të konsumuar alkool dhe kjo është e mundur vetëm duke i kënaqur njerëzit me punë dhe duke i bërë ata më optimistë për të ardhmen.

Rusi - “Lenta.ru”: Skenari “Maydan” i radhës mund të vihet në skenë nga Perëndimi në Moldavi. Ky pretendim, i cili i referohet sheshit ku u realizua revolucioni në Ukraninë, ka ardhur nga sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev.

Shqipëri - “Shekulli”: Studentët e Shkodrës nuk i ndalin protestat dhe kërkojnë të dënohet ngacmimi i vajzës nga një polic. Dekani i fakultetit ka deklaruar se rasti është denoncuar, por nuk janë marrë masa nga institucionet përkatëse.

Kosovë - “Koha.net”: Plot 28 shtete kanë prani ushtarake në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që kanë më shumë trupa në kuadër të KFOR-it. Sipas zyrtarëve, ushtarë në Kosovë kanë Shqipëria, Armenia, Austria, Bullgaria, Danimarka, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Maqedoni - “MIA”: Është konfirmuar identiteti i 14 viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi të mërkurën në autostradën Shkup-Tetovë.



Lajme të ngjashme