Tenis – Alexander Zverev triumfon në finalet e ATP-së

Ka përfunduar në Torino të Italisë turneu i fundsezonit të Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP) për meshkuj.

1737131
Tenis – Alexander Zverev triumfon në finalet e ATP-së

Pasi eliminoi në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic, numër 1 botëror, gjermani Alexander Zverev u përball në finale me rusin Daniil Medvedev.

Tenisti nga Hamburgu arriti fitoren duke mposhtur 25-vjeçarin moskovit 2-0 në sete (6-4 dhe 6-4).

Ky është titulli i dytë për 24-vjeçarin gjerman në këtë turne, pas atij të vitit 2018.

Ndërsa në dyshe për meshkuj fitues dolën francezët Pierre Hugues Herbert dhe Nicolas Mahut, të cilët mposhtën 2-0 në sete (6-4 dhe 7-6) çiftin e formuar nga amerikani Rajeev Ram dhe britaniku Joe Salisbury.


Fjalët Kyçe: #Itali , #Torino , #ATP , #Alexander Zverev , #tenis

Lajme të ngjashme