Futboll – Bayern Munich eliminohet nga Kupa e Gjermanisë me humbjen më të thellë që nga viti 1978

Bayern Munich humbi 5-0 në fushën e Borussia Mönchengladbach, në sfidën e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë, duke i dhënë lamtumirën titullit të dytë më të rëndësishëm kombëtar për këtë sezon.

1726351
Futboll – Bayern Munich eliminohet nga Kupa e Gjermanisë me humbjen më të thellë që nga viti 1978

Rezultati i befasishëm 5-0 në transfertën e luajtur në “Borussia-Park” rezultoi një disfatë që do të mbahet mend gjatë nga kolosët e futbollit gjerman.

Bayerni nuk pësonte një humbje të tillë me 5 apo më shumë gola që nga viti i largët 1978, kur gjunjëzohej 7-1 nga Fortuna Dusseldorf.

Ndërsa disfata më e rëndë në historinë e klubit bavarez, kampioni i 9 viteve të fundit në Bundesligë, është ajo 7-0 përballë Schalke 04, në vitin 1976.

Për më tepër, Bayern Munich i mbylli 90 minutat pa e dërguar topin në rrjetë asnjëherë dhe kjo nuk ndodhte që prej 85 ndeshjesh.

“Ne thjesht nuk ishim aty. Ne s'fituam asnjë dyluftim e nuk bëmë asnjë ndërhyrje në pjesën e parë. Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi, pasi ishim të gjithë në një errësim të plotë dhe nuk luajtëm për asnjë çast”, deklaroi drejtuesi i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili u shfaq para mediave në mungesë të trajnerit Julian Nagelsmann, që vijon karantinën pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Mönchengladbach u kualifikua në raundin tjetër me golat e shënuar nga Kouadio Kone në minutën e 2-të, Rami Bensebaini në të 15-n e 21-tën, si dhe Breel Embolo në minutat 51 e 57.



Lajme të ngjashme