Italia kampione e Evropës në futboll pas 53 vitesh, mposht Anglinë në “Wembley”

Italia u shpall natën e kaluar kampione e Evropës në futboll, pas penalltive (3-2) kundër Anglisë.

1673937
Italia kampione e Evropës në futboll pas 53 vitesh, mposht Anglinë në “Wembley”
undefined
EURO 2020 İtalya şampiyon 02.jpg

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Wembley” të Londrës u mbyll 1-0 për vendasit, pas golit të shënuar nga mbrojtësi i majtë, Luke Shaw, në minutën e 2-të të lojës.

Në pjesën e dytë të takimit, drejtuar nga holandezi Kuipers, italianët barazuan me anë të mbrojtësit qendror, Leonardo Bonnuci, në minutën e 67-të.

Dy shtesat me nga 15 minuta nuk e ndryshuan rezultatin.

Ndërsa penalltitë nxorën Italinë fituese (3-2) të Kampionatit Evropian të Futbollit - EURO 2020, një titull i arritur pas 53 vitesh.

Ky ishte titulli i dytë për italianët. Fitorja e parë e tyre në evropianin e futbollit ishte ajo e vitit 1968, finale e luajtur në Romë përballë ish-Jugosllavisë.



Lajme të ngjashme