Anadolu Efes fituesja e Final Four të Ligës së Evropës të Basketbollit THY

Në Final Four të Ligës së Evropës të Basketbollit THY, skuadra Anadolu Efes mposhti ekipin spanjoll Barcelona me rezultat 86-81 dhe fitoi sezonin 2020-2021.

1648707
Anadolu Efes fituesja e Final Four të Ligës së Evropës të Basketbollit THY
anadolu efes thy avrupa ligi sampiyonu.jpg
anadolu efes thy avrupa ligi sampiyonu1.jpg

Në Final Four të Ligës së Evropës të Basketbollit THY, skuadra Anadolu Efes mposhti ekipin spanjoll Barcelona me rezultat 86-81 dhe fitoi sezonin 2020-2021.

Barcelona udhëhoqi me rezultat 22-15 në çerekun e parë, ndërsa Anadolu Efes mbylli hendekun në periudhën e dytë dhe kaloi në epërsi 12-0 përmes lojës shënuese të basketbollistit Larkin dhe kështu kaloi në epërsi me rezultat 39-36.

Anadolu Efes vazhdoi me këtë ritëm edhe në çerekun e tretë dhe udhëhoqi me 65-58 në periudhën e fundit.

Skuadra, e cila nuk e lejoi kundërshtarin të mbyllë hendekun, korri fitore me rezultat 86-81 dhe kështu fitoi kampionatin e saj të parë në organizatën më të madhe në nivel të klubit në basketbollin evropian.

Në ceremoninë e ndarjes së kupës të mbajtur pas ndeshjes, Presidenti i Ligës së Evropës, Jordi Bertomeu ia dorëzoi kupën Dogus Balbay, kapitenit të Anadolu Efes.

Vasilije Miçiq, lojtari serb i Anadolu Efes, u emërua Lojtari më i Mirë (MVP) i Final Four.

Miçiq shënoi 25 pikë në finale kundër Barcelonës dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e ekipit blu dhe bardhë.

Krye trajneri Ergin Ataman ishte trajneri i tretë kryesor që fitoi të dy Kupat Evropiane ULEB dhe Ligën e Evropës THY, pas Dusan Ivkoviq dhe David Blatt.

Ataman gjithashtu u bë trajneri i tretë kryesor që fitoi një trofe evropian për katër skuadra të ndryshme.

Njëzet e pesë vjet më vonë, blu-bardhët shkruan histori duke fituar trofeun më të madh të Evropës në nivelin e klubeve.

Anadolu Efes u bë skuadra e dytë turke që fitoi në Ligën e Evropës pas Fenerbahçe. Në vitin 2017, ekipi verdhë dhe blu e shtoi edhe një kupë në muzeun e saj.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përgëzoi Anadolu Efes, fituesin e Final Four të.

Erdogan postoi në llogarinë e tij në Twitter,

"Unë e përgëzoj me gjithë zemër Anadolu Efes, kampion evropian në finalen e Ligës së Evropës të Basketbollit THY. Dua të shprehë mirënjohjen time në emër tim dhe popullit për të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses të madh që na bëri krenar."

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, Zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalin, Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencial Fahrettin Altun, disa ministra, federata sportive dhe klube gjithashtu publikuan nga një mesazh duke uruar kampionin Anadolu Efes.



Lajme të ngjashme