Turqia merr 3 medalje në Kampionatin Evropian të Mundjes U23

Në Kampionatin Evropian të Mundjes U23 që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, Adem Burak Uzun fitoi medaljen e argjendtë, kurse Erkan Ergen dhe Fatih Bozkurt fituan medalje bronzi në stilin greko-romak.

1644193
Turqia merr 3 medalje në Kampionatin Evropian të Mundjes U23

Në ditën e gjashtë të organizimit të mbajtur në Shkup u mbajtën garat për medaljet e stilit greko-romak për peshat: 55, 63, 77, 87 dhe 130 kg.

Adem Burak Uzun u përball me azerbajxhanasin Zaur Aliyev në finalen e 55 kg.

Adem Burak Uzun fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa mundësi azerbajxhanas duke marrë pikën e fundit u bë kampion evropian në ndeshje, e cila në kohë normale përfundoi barazim 3-3.

Erkan Ergen, i cili përfaqëson Turqinë në peshën 77 kg, fitoi medaljen e bronztë duke mposhtur bjellorusin, Mikita Kazakou 7-2 në garën për vendin e tretë.

Mundësi tjetër turk, Fatih Bozkurt, i cili garoi në peshën 130 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë duke mundur atletin zviceran, Delian Hussein Alishahi 9-0, me tushin që i bëri.



Lajme të ngjashme